E Diel, 1 Nëntor 2026

Lorik Cana: Lihtenshteinin ta vlerësojmë seriozisht!

Mesfushori i Olimpikut të Marsejës i përgjigjet thirrjes sëtrajnerit Han për miqësoren e nesërme

Ndonëse i dëmtuar, Lorik Cana do t'i bashkohet kombëtares shqiptare për miqësoren e së mërkurës me Lihtenshteinin, që luhet në stadiumin kombëtar "Qemal Stafa", ora 20:45. Kapiteni i Olimpik Marsejës ka dëmtuar gishtin e madh të këmbës së djathtë në ndeshjen kualifikuese të Ligës së Kampionëve, ndaj Bran Bergenit.

"Gjatë ndeshjes me Branin, një futbollist vendës më ka shkelur këmbën, duke më dëmtuar gishtin e madh. Të shtunën kam bërë stërvitje, por kam pasur pak dhembje, kështu që trajneri, së bashku me stafin, nuk deshi që të rrezikoja diçka më shumë që të paraqitem në ndeshjen me Okserin,"- tha Lorik Cana në një bisedë për "Sportin shqiptar". Pas stërvitjes të së hënës, ai është nisur në drejtim të Shqipërisë, për t'u bashkuar me kuqezinjtë.

"Me kombëtaren do të bashkohem dhe shpresoj të jem në gjendje edhe të luaj. Besoj se do të luaj pa ndonjë problem, pasi edhe kurimi është duke përfunduar,"- shtoi 25-vjeçari. Sipas tij, ndeshja me Lihtenshteinin duhet kuptuar seriozisht para fillimit të eliminatoreve. "Mendoj se duhet ta vlerësojmë seriozisht ndeshjen dhe të kalojmë një provë të rëndësishme para fillimit të kualifikimeve, ku secila ndeshje dhe çdo pikë e fituar është e rëndësishme për ne,"- tha ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›