E Diel, 1 Nëntor 2026

Lorik Cana: Lion-Marsejë ka një dimension evropian

Franca përgatitet të presë një nga ndeshjet më interesante në historinë e futbollit të saj. Këtë të diel, në orën 21.00, do të zbresin në fushë pikërisht dy nga skuadrat më me emër: Olimpiku i Lionit do të presë në shtëpinë e tij Olimpikun e Marsejës, që ka për kapiten Lorik Canën. Pak para superndeshjes së "Ligue 1" në Gerland, shqiptari ka nënvizuar se, kjo është një sfidë që e meriton vitrinën e kampionatit francez të futbollit. "Edhe pse do të luhet në të njëjtën javë me ndeshje të mëdha si Real Madrid-Barcelona, Juventus-Milan, sfida mes Olimpikut të Lionit dhe Olimpikut të Marsejës është një nga duelet shumë ndjekura në gjithë Evropën. Për kampionatin tonë është shumë e rrallë një gjë e tillë, prandaj kjo sfidë është tipi i ndeshjes që do të bënte të shkëlqejë Francën në nivelin evropian", do të nënvizonte dje Lorik Cana.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›