Dino Xof: Ujkani mes yjeve të portës në Itali
Saimir Ujkani është klasifikuar mes portierëve të huaj më të talentuar, që kanë "pushtuar" futbollin italian. E njohur në të kaluarën si shkolla e "gardianëve", tashmë Seria A vuan mungesën e portierëve vendas. Një fakt shumë shqetësues, pasi mungon pasardhësi i denjë i Xhixhi Bufon. Fenomeni shpjegohet nga legjendari Dino Xof, me argumentimin se ndoshta të rinjtë synojnë më shumë të ndjekin gjurmët e sulmuesve, fantazistëve apo mesfushorëve ofensivë, që zënë faqet e para të gazetave dhe fitojnë çmimet më të rëndësishëm individual. Portieri shqiptar është një mes të huajve të shumtë në Itali, përkrah emrave të mëdhenj si: Hulio Sezar, Dida, Frei, Doni. Sipas Xof të gjithë të huajt e Serisë A, duke përfshirë edhe kuqeziun janë "portierë me talent, që e përballojnë më mirë presionin se vendasit".