Lorik Cana: Pak shpresa kundër Danimarkës
Lorik Cana zbret në të gjithë fushën. Vetëm pak orë përpara ndeshjes së 9 shtatorit me Danimarkën, ylli i përfaqësueses kuqezi flet për sfidën me kryesuesit e Grupit 1 eliminator të Botërorit 2010, por edhe për problematikat kryesore të futbollit shqiptar. Mesfushori 26-vjeçar theksoi se skuadra e drejtuar nga Josip Kuzhe ka pak shpresa për fitore kundër danezëve. Duke bërë një analizë për dy sfidat e mbetura (duke llogaritur edhe përballjen me Suedinë), ai deklaroi: "Shqipëria nuk ka shpresa për kualifikimin, megjithatë ndeshjet e mbetura kundër Danimarkës (të mërkurën) dhe Suedisë janë shumë të rëndësishme, pasi ato janë takime zyrtare. Çdo rezultat pozitiv aty vlen shumë për skuadrën tonë, mbi të gjitha për moralin dhe për të ardhmen, tha lojtari për ‘Ora News‘. Ne përfaqësojmë vendin dhe po përgatitemi me shumë seriozitet dhe dëshirë për këto ndeshje të mëdha. Padyshim që kundërshtarët janë më të mirë se ne, kjo nuk diskutohet. Me Danimarkën na pret një ndeshje mjaft e vështirë, kemi pak shpresa për fitore. Për të qenë realistë, ne nuk shpresojmë të bëjmë gjëra të mëdha në këto dy ndeshje".
Si njëri prej zv/kapitenëve të skuadrës dhe një prej liderëve në fushë të Kombëtares, Cana theksoi domosdoshmërinë që skuadra të ketë një stadium bashkëkohor dhe një fushë sportive. Një thirrje që i drejtohet shtetit shqiptar, sepse projekti i Federatës Shqiptare të Futbollit për ndërtimin e një stadiumi modern, i ngjashëm me impiantet angleze, ekziston prej disa vitesh. Megjithatë, asnjë qeveri nuk i ka siguruar institucionit që drejton sportin e top-këmbës një terren për zbatimin e këtij plani me vlerë disa miliona euro. "Na nevojitet me patjetër një fushë stërvitjeje dhe stadium i ri. Jemi i vetmi vend në botë që ende nuk i zotëron. Si mendoni juve, a mund të shkojmë në këtë mënyrë në Europian"? Një tjetër temë e "nxehtë" sa herë që Cana flet, mbetet Kombëtarja e Kosovës dhe largimi i mundshëm i disa lojtarëve kuqezi. Mesfushori theksoi: "Edhe nëse Kombëtarja e Kosovës do të njihet nga FIFA dhe UEFA, unë do të luaj vetëm për Shqipërinë". Më tej ai shtoi se "më pëlqen Tirana dhe jeta në kryeqytetin shqiptar. Sapo kam blerë një shtëpi këtu".
Cana foli edhe për transferimin te Sandërlend, të cilin e cilësoi si një marrëveshje xhentëlmenësh. Vetëm një muaj pasi "zbarkoi" në skuadrën angleze, "shkatërruesi" u shndërrua në një prej lojtarëve kryesorë, madje trajneri Stiv Brus i dha edhe shiritin e kapitenit. "Sandërlendi është një klub mesatar në Premierligë, por në krahasim me skuadrat në shumë vende të tjera ka kushte fantastike: stadium i jashtëzakonshëm, fusha stërvitore shumë të mira, pa harruar këtu edhe tifozët, deklaroi ai. Është njësoj si të luash në një klub të madh në çdo shtet tjetër. Në vitet e fundit, si emër, kjo skuadër nuk ka qenë konkurrente, por ishte një hap i mirë për mua. Pas një viti kam mundësi të largohem nga Sandërlendi, nëse më kërkojnë Liverpuli ose Arsenali".