PR tenton të shuajë sherrin brenda saj
Torta qeveritare krijon hatërmbetjet e para brenda Partisë Republikane. Nënkryetari i PR-së, Neritan Alibali, ka sqaruar dje publikisht të gjitha modalitetet që janë ndjekur për mbledhjen e kryesisë së Partisë Republikane dhe për vendimmarrjen për zgjedhjen e kryetarit të partisë si ministër i ardhshëm i Mjedisit. Në datën 4 shtator, nga 11 anëtarë të Kryesisë së PR-së, 10 prej tyre kanë firmosur ‘pro‘ propozimit që Fatmir Mediu të përfaqësojë Partinë Republikane në Ministrinë e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave. I vetmi anëtar i kryesisë që nuk ka vendosur firmën është Sabri Godo, i cili thotë se nuk është lajmëruar për mbledhjen e Kryesisë. Nënkryetari i PR-së, Neritan Alibali, ka sqaruar gjithashtu se Anila Godo nuk është anëtare e Kryesisë, por ajo nuk ka asnjë pengesë për të ardhur në mbledhje të tilla nëse dëshiron. Një ministër apo përfaqësues i Partisë Republikane në qeveri, ka të drejtë për të qenë në mbledhje të rëndësishme të partisë. Dhjetë anëtarët e Kryesisë që kanë firmosur pro emërimit të Fatmir Mediut si ministër janë Aleksandër Garuli, Neritan Alibali, Alfred Deshati, Arjan Madhi, Arben Tafaj, Besnik Bisha, Artur Hasanbelliu, Roland Bejko, Myrvete Pazaj dhe Fatmir Mediu.
Përplasja
Një ditë pasi kreu i nderit në PR-së, Sabri Godo, akuzoi strukturat e PR-së se e kanë shmangur atë nga mbledhja e Kryesisë ku kjo parti vendosi pjesëmarrjen në qeveri me ministër Fatmir Mediun, nënkryetari i PR-së, Neritan Alibali, paraqiti ditën e djeshme dokumentin zyrtar ku pasqyrohet vendimi i Kryesisë, i cili nuk përmban aty firmën e Godos, ndërsa foli edhe për mungesën e Presidentit të Nderit në mbledhje. "Zoti Godo është anëtar i Kryesisë së PR. Ka raste që anëtarët e kryesisë nuk kanë ardhur. Zoti Godo është thirrur, por nuk ka ardhur", tha Alibali. Kryesia e PR-se vendoi të premten pjesëmarrjen në qeverinë e re "Berisha", ku kryetari i kësaj partie, Fatmir Mediu, do të mbajë postin e ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave. Në mbledhje nuk mori pjesë Anila Godo, që përfaqësoi PR-në në kabinetin e vjetër "Berisha", konkretisht në postin e ministres së Shëndetësisë. Nënkryetari i PR, Neritan Alibali, bëri të ditur se Godo nuk mori pjesë në mbledhje edhe pse iu dërgua një ftesë. Gjithsesi, sipas tij, Godo nuk është pjesë e Kryesisë së Partisë Republikane. Sipas Alibalit, çdo keqkuptim do të zgjidhet.
Kryesia
Kryesia e Partisë Republikane ka votuar me unanimitet të plotë që Fatmir Mediu të jetë ministri i Mjedisit në kabinetin e ri qeverisës. Ky vendim i hap rrugë ditën e hënë firmosjes së paktit PD-PR për qeverinë e re. PR, një nga aleatët më të ngushtë të PD-së, në zgjedhjet e 28 qershorit mundi të sigurojë një mandat deputeti për Kuvendin e ardhshëm. Pak ditë më parë, anëtarë të Kryesisë së PR-së i kërkuan Mediut që të mos e pranonte postin e ministrit të Mjedisit, por atë të Bujqësisë, si dhe ai të qëndronte deputet, duke bërë një anëtar tjetër kryesie ministër. Por, një gjë e tillë nuk ndodhi, Mediu në një bisedë paraprake me Berishën, pranoi postin e ministrit të Mjedisit dhe këtë ia relatoi edhe anëtarëve të tjerë të Kryesisë.
Godo
Vajza e politikanit të njohur, Sabri Godo, pas gati një viti në qeverinë "Berisha" ka bërë me dije se nuk është ftuar në mbledhjen e Kryesisë së PR-së
Alibali
Nënkryetari Alibali garantoi se çdo keqkuptim brenda PR-së do të zgjidhet. Ai shtoi se Godo nuk mori pjesë në mbledhje edhe pse iu dërgua një ftesë, pa qenë anëtare kryesie