Lorik Cana, blerja e tretë më e mirë e huaj në Premiershipin anglez
Lorik Cana është vlerësuar si blerja e tretë më e mirë e huaj në Premiershipin anglez. Mesfushori shqiptar, i cili u transferua vetëm për 5.5 milionë euro tek Arsenali, u rendit pas mbrojtësit të Arsenalit, Tomas Vermaelen, dhe mesfushorit të Liverpulit, Alberto Akuilani, pas votimit të 20 trajnerëve të klubeve elitare në ishull. Për t‘u theksuar është fakti se Cana është klasifikuar përpara rusit Juri Zhirkov, i cili u ble nga Çelsi për rreth 20 milionë euro nga CSKA e Moskës. Me paraqitjet mbresëlënëse në 13 javët e para të kampionatit britanik, kuqeziu 26-vjeçar ka fituar jo vetëm simpatinë e stafit teknik dhe tifozëve të "maceve të zeza", por edhe të teknikëve në Premiership.
Potenciali i Canës u pa qartë edhe në sfidën e së shtunës, ku Sandërlendi fitoi 1-0 në "Stadiumin e Dritës". Kapiteni ishte "Lojtari i Ndeshjes", duke dominuar mesin e fushës, pavarësisht se përballë kishte yje të kalibrit si Çesk Fabregas, Samir Nasri apo Andrei Arshavin. Për lojën e tij, shqiptari u vlerësua me notën 9 nga mediat britanike, të cilat nuk nguruan t‘i krahasonin "urdhrat" e tij në katërkëndëshin e gjelbër me ato të Napolonit në fushat e betejës, duke ndihmuar skuadrën që të mos humbiste në asnjë moment përqendrimin dhe të ishte sa më e kujdesshme në fazën defensive. Në këtë mënyrë, ai regjistroi një tjetër ndeshje të madhe përballë ekipeve më të rëndësishme në Premiership, që renditen edhe në majat e klasifikimit të futbollit botëror. Pasi u shpall "Lojtari më i Mirë" në ndeshjet me Çelsin, Liverpulin e Mançester Junajtid, Cana pritet të fitojë sërish anketën e tifozëve të Sandërlendit. Jo më kot, pak orë përpara përballjes me Arsenalin, trajneri Stiv Brus kishte deklaruar se 26-vjeçari ka kualitetin e mjaftueshëm për të luajtur me një prej klubeve më të mëdha në Angli. "Jam i lumtur që arrita ta afroj Canën nga Marseja te Sandërlendi dhe që ai nuk u transferua tek asnjëra prej katër të mëdhave në Premier League", ishin fjalët e teknikut. "Natyrisht që ai ka dëshirën dhe ambicien për të luajtur me një klub të madh, me njërën prej skuadrave që formojnë ‘big four‘. Në merkato i trembesha konkurrencës së Evertonit. Gjithsesi, arritëm të siguronin firmën e tij në kontratë në harkun e 12 orëve, gjithçka ndodhi shumë shpejt. Deri në këtë pikë të sezonit, Cana ka qenë i jashtëzakonshëm dhe besoj se do të vazhdojë të përmirësohet".
e. k.