Radhë të gjata për libreza shëndetësore
Prej një jave, sportelet e Institutit të Kujdesit Shëndetësor në Fier po përballen me një fluks kërkesash për librezën e shëndetit. Gjithçka ka ardhur pas një urdhri të dalë nga Ministria e Shëndetësisë, që parashikon për spitalet dhe poliklinikat e rretheve hyrjen në skemën e sigurimeve.
Sipas urdhrit të ministrit të Shëndetësisë, pa librezë shëndetësore apo pa rekomandimin e mjekut të familjes, një konsultë në spital do të kushtojë 1400 lekë. Frika për pagesën e kësaj shume të lartë ka bërë që të rriten kërkesat për librezën shëndetësore.
Radhët e gjata për pajisjen me librezë shëndetësore nisin që në orët e para të mëngjesit dhe vijojnë përgjatë gjithë orarit zyrtar. Të interesuarit për këto libreza tregojnë se po përballen me radhët e gjata, pasi nuk kanë të ardhura për të paguar mjekun në rast të mungesës së këtij dokumenti. "Nuk kemi aq lekë sa të mund të përballojmë edhe mjekun me tarifat e reja që ka vendosur tani shteti. Pak marrin mjekët nën dorë, dhe kjo e deklaruara u duhet", thotë Ibrahim Salia, banor i Fierit, i cili ka duruar për dy ditë radhën për të shtyrë afatin e librezës shëndetësore, e cila kishte më tepër se 1 vit pa e ricikluar librezën. Marsela Goxhaj, specialiste pranë IKSH-së Fier, pranon radhët pa fund për librezën shëndetësore, ndërkohë që thotë se është futja e spitaleve në skemën e sigurimeve ajo që ka rritur fluksin e kërkesave.