E Diel, 1 Nëntor 2026

Lorik Cana dominon "Lojtarin më të Mirë"

Të gjithë, duke filluar nga trajneri Stiv Brus, e për të vazhduar te mediat (e egra), e kanë vlerësuar maksimalisht lojën e Lorik Canës në sfidën ku Sandërlendi barazoi 2:2 në fushën e Mançester Junajtid. Në "Teatrin e Ëndrrave", përballë njërës prej skuadrave më të forta në botë, mesfushori shqiptar shkëlqeu, duke u konfirmuar si një lojtar shumë i rëndësishëm për ekipin e tij. Por, nga ishulli vlerësimet nuk kanë përfunduar: vetëm pak orë pas sfidës me "Djajtë", Cana është vlerësuar sërish si "Lojtari më i Mirë" në fushë për Sandërlendin. 26-vjeçari ka marrë numrin më të madh të votave të tifozëve për ndeshjen me Volverhemptonin. Me 34.8 për qind të preferencave të tifozëve, kapiteni u shpall për të pestën herë në nëntë sfida të Premierligës, si njeriu i ndeshjes. Cana shihet si kandidat kryesor për këtë vlerësim, edhe për sfidën e fundjavës që kaloi me Mançesterin.

e. k.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›