E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lorik Cana drejt Totenhemit në Premier

 

Mediat franceze raportuan të hënën se Lorik Cana nuk bënte pjesë në planet e trajnerit të ri të Marsejës, Didier Deshamps, por mesa duket kjo ka qenë një pjesë funksionale e lajmeve të merkatos. Vetëm një ditë më pas, dje, tabloidët anglezë shkruanin se trajneri i Totenhemit, Heri Redknap, është shumë i interesuar për shërbimet e mesfushorit të Kombëtares shqiptare e kapitenin e Olimpikut të Marsejës, Lorik Cana, i vlerësuar përtej La Manshit në vlerën e 6 milionë eurove.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›