E Shtunë, 31 Tetor 2026

Terminali 5, blerje deri në minutën e fundit

 

Nëse jeni në Londër, ju ofrohet një mundësi shumë e mirë për të bërë blerjet e dëshiruara deri në minutën e fundit. Metropoli drithërues, Londra, është kryeqyteti që duhet shijuar me kohë të lirë dhe aktualisht kompleksi më i përfolur i dyqaneve në qytet është në Terminalin 5 në Heathrow, i rezervuar ekskluzivisht për ata që udhëtojnë me “British Airways”. Terminali 5 ofron përfitime shtesë për pasagjerët që udhëtojnë përmes Londrës apo drejt saj me një varg dyqanesh të markave më të njohura. Qendra Harrods që ndodhet në T5 ka përmbledhur emra të njohur të modës si Paul dhe Joe, Alexander McQueen dhe Missoni. Brenda terminalit gjenden një varg dyqanesh me stilistët më në zë të Britanisë: Paul Smith, Ted Baker, Reiss dhe Thomas Pink. Renditja si një qendër tregtare e klasit të lartë e bën fakti që Terminali 5 është zgjedhur nga firma e modës “Gucci” për të promovuar dizenjot e reja. Nga njëra anë Christian Dior është përfaqësuar me elegancë dhe në stilin ‘shik’ ndërsa dyqanet Kurt Geiger shohin ekspertët e tyre të këpucëve të bashkëpunojnë me stilistë si Kristian Louboutin dhe Vivienne Ëestëood. Mulberry ka krijuar një stil tërësisht të ri dyqani, enkas për Terminalin 5 dhe dyqani i parë Prada në aeroportet Evropiane ekspozon aksesorët e sfilatave për femra dhe meshkuj bashkë me veshje të koleksionit të jetës së përditshme. Një mënyrë dhe eksperiencë unike e “kthimit në shtëpi” me një koleksion produktesh bukurie dhe aromash nga stilistët më në zë si: Chanel, Armani, Hugo Boss, Ralph Lauren, Clinique, Clarins dhe Yves Saint Laurent. Dhe gjithçka që duhet të bënit ishte të qëndronit larg zhurmës dhe rrëmujës së qendrës së qytetit!

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›