E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama, fjalim drejtuar botës myslimane

 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, do të mbajë nesër fjalimin e tij të shumëpritur drejtuar botës myslimane. Plani i tij është të flasë nga Egjipti, duke respektuar premtimin e bërë gjatë fushatës së tij presidenciale. Edhe gjatë fushatës zgjedhore, Presidenti Obama është shprehur në favor të dialogut me myslimanët, pas shumë dekadash acarimi mes amerikanëve dhe botës arabe, të trashëguara nga administratat e mëparshme. “Botës myslimane i them se ne shikojmë një rrugë të re përpara, të bazuar në interesin reciprok dhe në respektin reciprok”, ishte premtimi i Obamës, i cili u intensifikua edhe në Turqi, në prill, në fjalimin që ai mbajti në Parlamentin e këtij vendi. “Shtetet e Bashkuara nuk janë dhe nuk do të jenë kurrë në luftë me Islamin”, tha ai. Sekretari i shtypit i Shtëpisë së Bardhë, Robert Gibs, tha se “Fjalimi i enjtes nuk është një fjalim për udhëheqësit.  Ky është një fjalim për shumë e shumë njerëz”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›