Chievo “përjashton” Bogdanin dhe Italianon
Erjon Bogdani dhe Vinçenco Italiano janë dy futbollistët e parë që do të largohen nga skuadra e Chievos gjatë merkatos së verës. Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane (ansa.it) të cilat i referohen një deklarate të administratorit të kësaj skuadre. Bogdani ka edhe një vit kontratë me veronezët por rroga e lartë që sulmuesi merr (rreth 550 mijë euro në sezon) duket se do largojë përfundimisht futbollistin nga kjo skuadër. Futbollisti do të vlerësojë ofertat në drejtim të tij por sipas të gjitha gjasave do të kërkojë të qëndrojë sërish në Serie A.