Merkato, Hyka e Skela, bashkë te Mainc 05?
Dy fantazistë shqiptarë në të njëjtin ekip? Kjo mund të ndodhë te Mainc 05, skuadra gjermane e porsangjitur në Bundesligën 1. Lajmet vijnë nga media gjermane, ku sipas tyre, në bllokun e shënimeve të menaxherit Kristian Hajdel, qëndron edhe emri i lojtarit aktual të Energi Kotbusit, por i lirë prej kësaj të fundit për shkak të klauzolave në kontratë. Gjithsesi, Heidel citohet nga gazeta rajonale “Wiesbadener-Kurier”, se ende nuk ka një kontakt formal me Ervin Skelën.