Portugalia fiton pa zbritur në fushë
Portugalia fiton ndaj Shqipërisë në “Qemal Stafa”. Të paktën për kompanitë e basteve luzitanët do të jenë ata që do të sigurojnë tri pikët në Grupin 1 për kualifikimet e botërorit “Afrikë e Jugut 2010”. Të vësh bast për Shqipërinë në përballjen e së shtunës do të thotë që atë shumë parash të shumëzosh me 6.95. Në pak fjalë fitorja e kuqezinjve jepet si e paimagjinueshme përderisa edhe koeficienti është shumë i lartë. Ndërkohë që të vësh bast për portugezët, sipas kompanive të basteve, do të thotë që i ke të sigurta paratë në xhep. Koeficientët për fitoren e skuadrës së Kristiano Ronaldos nuk shkojnë më shumë se 1.38, madje në disa kompani bastesh edhe më ulët, 1.35. Ndërsa barazimi për këtë sfidë shihet si më i mundshëm edhe pse koefiçientët janë sërish të lartë, 4.25. Gjithsesi, duke iu referuar përballjes së vitit të kaluar ku kuqezinjtë jepeshin si të humbur ende pa zbritur në fushë, nuk përjashtohen aspak surprizat, të cilat natyrisht që priten nga kombëtarja jonë. Ndërkohë për ata bastexhinj që dëshirojnë ta luajnë këtë ndeshje edhe me pjesë kompanitë e basteve kanë dhënë koeficientët për variacionet nga më të ndryshmet. Kuotat më të ulta në bastet me pjesë janë gjithsesi për fitoren e Portugalisë si në pjesë të parë dhe në të dytën (1.9). Ndërsa kuotat më të larta janë për bastin që jep Portugalinë fituese në pjesën e parë dhe Shqipërinë, e cila kthen gjithçka në pjesën e dytë (34).
Bastet
Përballja 1 X 2
Shqipëri-Portugali 6.95 4.25 1.38
Pjesë 1/pjesë II
1/1 X/1 2/1 1/X X/X
12.00 15.00 34.00 13.00 7.00
2/X 1/2 X/2 2/2
19.00 29.00 4.33 1.90