Lorik Cana "fundos" Liverpulin
Sandërlendi konfirmon se është një kockë e fortë për të gjitha pretendentet e Premier League. Pas barazimit dramatik 2-2 me Mançesterin në "Old Trafford", Lorik Cana&Co. arriti një tjetër rezultat të bujshëm: triumfoi 1-0 ndaj Liverpulit të madh në "Stadiumin e Dritës", falë një goli të të zakonshmit Darrën Bent. Si zakonisht, kur kishte vetëm 8 minuta që kishte filluar loja, Cana është ndëshkuar me karton të verdhë për ndërhyrje të ashpër. Vetë kapiteni shqiptar bëri një lojë spektakolare në këtë ndeshje dhe së bashku me kolegun e tij, Li Kartemol, dominoi mesfushën dhe bllokoi thuajse çdo aksion të Liverpulit. Tashmë Sandërlend renditet i 7-ti me 16 pikë, një më shumë se Liverpuli. Ndërkohë që një tjetër lajm sensacional vjen nga Bundesliga 1, ku sulmuesi kosovar me pasaportë zvicerane, Albert Bunjaku, ka shënuar një dopjetë në minutat 26 dhe 60 në ndeshjen që skuadra e tij, Nurembergu, e fitoi me rezultatin 3-0 ndaj Hertës së Berlinit.
A. M.
A. M.