Tirana sfidon Dinamon e FSHF-në Lila, në fushë në derbin nr.129
Tirana nuk do ta bojkotojë derbin me Dinamon. Tani bardheblutë kanë zgjedhur një mënyrë tjetër për të sfiduar si rivalët, ashtu edhe Federatën Shqiptare të Futbollit. Andi Lila do të jetë sot në fushë. Ky është premtimi që ka bërë dje presidenti i Tiranës, Refik Halili, i cili ka theksuar: "Lila do të luajë, sepse ai është në rregull. Pastaj, nëse FSHF i jep Dinamos rezultatin 2-0 në tavolinë, atëherë do e çojmë çështjen në gjykatë, sepse disponojmë dokumentet e plota që Lila është në rregull". "Jemi përgatitur për fitore, jemi të fortë dhe nuk besoj se Muça (trajneri i Dinamos), mësuesi im, ka ruajtur ndonjë proçkë për minutën e fundit, u shpreh trajneri Alban Tafaj. Nëse e mund, do t‘i them se bëri gabim që u largua. Nëse humb, unë nuk mbaj përgjegjësi, pasi e kam marrë skuadrën në një moment të vështirë". Ky do të jetë derbi numër 129 mes Tiranës e Dinamos. Bilanci i deritanishëm është 51 fitore Tirana, 46 Dinamo, 32 barazime.
A. M
A. M