Tuzjanët e ulqinakët shënojnë fitore në 1/16 e Kupës së Malit të Zi

Dy skuadrat shqiptare të futbollit malazez kanë shënuar fitore në ndeshjet e 1/16 së finales të Kupës së Malit të Zi. Skuadra e Deciqit të Tuzit ka shkatërruar 5:0 skuadrën "Celik", ndërsa ekipi shqiptar i qytetit të Ulqinit, "Otrant" ka fituar 5:4 ndaj skuadrës "Mogren" të Budvës pas ekzekutimit të penalltive.
Skuadra "Otrant" e Ulqinit shumicën e futbollistëve i ka shqiptarë dhe aktualisht bën gara në kategorinë e tretë të futbollit malazez, pas krizës që klubi kishte pasur në vitet e fundit. Aktualisht skuadra ulqinake është kandidatja kryesore për promovim një kategori më lartë, pasi në radhët e saj ka sjellë disa lojtarë kualitativë. Ish-futbollisti i Vllaznisë, Altin Xhahysa është futbollisti lider i skuadrës, ndërsa trajner është ish-tekniku i Vllaznisë së Shkodrës, Haxhiosmanovic.