Federata malazeze, anëtare provizore në UEFA

Federata e Futbollit e Malit të Zi është pranuar si anëtare provizore e UEFA-së. Ky ka qenë vendimi i Komitetit Ekzekutiv të asociacionit evropian të futbollit në mbledhjen e zhvilluar të enjten në kryeqytetin slloven, Lubjanë.
Anëtarët provizorë të UEFA-së kanë të njejtat të drejta dhe obligime si federatat anëtare me të drejta të plota, përvec të drejtën e votës në Kongres.
Federata malazeze do të duhej të fitonte satusin e anëtares me të drejta të plota në UEFA në Kongresin e kësaj organizate që do të mbahet më 25 dhe 26 janar të vitit 2007 në Dyzeldorf të Gjermanisë, ndërsa anëtarësimi në FIFA pritet të bëhet në maj të vitit të ardhshëm.