E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbulohet plasja në një fshat të Beratit

 

BERAT - Ka qenë rastësi në momentin e therjes së një viçi 200 kg në fshatin Çiflik, komuna Poshnje, për të zbuluar rastin e plasjes së kafshës. A. Korraqe kishte therur viçin e tij për të shitur mishin në fshat, por për fat të mirë në momentin e therjes kishte qenë prezent veterineri i zonës. Gjatë therjes e në vazhdim veterinerit dhe fermerit i kishte rënë në sy se gjaku nuk ishte mpiksur. Veterineri bëri bllokimin e shitjes së mishit dhe njoftoi drejtorinë përkatëse. Një grup specialistësh mbërritën në vend dhe konstatuan pas analizave se viçi ishte i sëmurë nga plasja. Ndërsa kafsha u dogj dhe më pas u gropos. Një vit më parë është konstatuar dhe një rast tjetër me plasje në këtë fshat.                                                   d.xh

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›