Lorik Cana “kafshon” edhe jashtë futbollit
Kapiteni i Marsejës është votuar si lojtari më seksi në kampionatin francez. Ylli shqiptar i futbollit do të sfilojë në pasarelat e modës në Milano
Klodiana Bufi
Nuk i bashkon vetëm pasioni për futbollin, duartrokitjet e shumta që ata marrin sa herë që topi që gjuajnë harkohet në mënyrën perfekte, adhurimi nga femrat që i rrethojnë, të qenit në qendër të fushës së blertë, apo dhe luku i tyre, që ndryshon herë pas here.
Tashmë Lorik Cana është në gjurmët e anglezit David Bekham përsa u përket pasioneve të tij dhe fushës së modës. Pak kohë më parë, imazhi i tij “përmbyti” kryeqytetin më joshës së botës, Parisin, teksa kapiteni i klubit më popullor në Francë, Marsejës, reklamoi atletet e famshme të shtëpisë belge “Bickembergs”.
Shumë shpejt Loriku do jetë një imazh ndërkombëtar edhe në pasarelat luksoze të Milanos, për të veshur xhinset, që ai i adhuron, të dizenjuara nga shtëpia e modës franceze “MARITHE FRANCOIS GIRBAUD”.
Janë xhinset, të cilat futbollisti i Kombëtares sonë nuk i heq asnjëherë nga trupi, të këndshme, me prerjet nga më modernet, shik dhe sportive në të njëjtën kohë.
Gjiganti i modës franceze ka kërkuar që bukuroshi 25-vjeçar nga Kosova ta përfaqësojë në botën magjike të simbolizuar me emrin sugjestionues “fashion”. Do të jetë e njëjta sfilatë ku ylli anglez e një nga ikonat e gjithë botës së modës mashkullore, Bekam, ka paraqitur me linjat e tij dizenjot e Armanit.
Rrallëherë ndodh që në pasarelat e modës të sfilojnë yjet e futbollit, e në këtë rast vëmendja do të jetë maksimale për kapitenin e Olimpikut të Marsejës.
Loriku, si prioritet ka futbollin dhe të qenit gjithnjë në vendin e duhur për të ndihmuar skuadrën e tij. Në Marsejë tifozët nuk e ndjekin vetëm në fushë, por dhe jashtë saj. Ai është dhe njeriu më i përfolur përsa i përket jetës së tij private. Futbollisti është gjithnjë në qendër të medias franceze, sidomos atyre prestigjioze si “Le Parisien” apo “L’Equipe”, por jo gjithnjë është futbolli ai që e përfaqëson.
Është veshja e tij, luku, makinat, të cilat janë një pasion me vete, apo pasioni për të lexuar librat historikë. Një foto e tij në faqen e parë të revistës sportive të modës “Surface”, i ka bindur të gjithë se Loriku është një ikonë e modës. Me mbishkrimin “Futbollisti i bukur i Marsejës”, Lorik Cana tashmë është kthyer në mashkullin simbol të modës. I gjatë 1.86 metra me një lëkurë të lëmuar, sy të thellë ngjyrë kafe dhe me një paraqitje fisnike, Cana është gjithnjë në qendër të kërshërisë femërore.
Kush është “MARITHE FRANCOIS GIRBAUD”
Gjiganti i modës, që ka preferuar fizikun e Canës për të reklamuar dizenjot e veta, ka një traditë të hershme në botën e modës, prej 40 vjetësh. Famën e kanë marrë në Kanada dhe Amerikë, vite më parë, për t’u rikthyer më pas në Paris, ku tashmë janë shumë të njohur. Kontrata midis tyre dhe Lorikut ende nuk është kurorëzuar, por ata së shpejti do të realizojnë imazhin e tyre me futbollistin kosovar. “MARITHE FRANCOIS GIRBAUD” është e famshme për xhinset që ajo prodhon, por linja e saj përfshin edhe mjaft aksesorë të tjerë.
Çfarë e magjeps më tepër Lorikun
Po të flasim për çmenduritë e Lorik Canës duhet të largohemi tërësisht nga futbolli. Koha e tij e lirë kalon pothuajse e gjitha mes shpejtësisë dhe adrenalinës që i japin tri të dashurat e tij të mëdha, makinat. Kapiteni mban në garazhin e tij të artë tri kryevepra marramendëse, siç janë “Porche 911 GT2”, që i përshkon 100 km vetëm për 3.7 sekonda, një “Audi RSR 6” dhe një “Mercedes-Benz ML AMG 63”. Pasioni për makinat shkon deri atje sa ai shumë shpesh hyn në botën e Formula 1. Nëse është jashtë stërvitjes, Lorikun di se ku e gjen. Gjithnjë në pistën "Castelet", në cirkuitin e Istres dhe Martigues ne Francë, për të shijuar shpejtësinë që i mundësojnë makinat. “Nëse nuk do të bëhesha futbollist, shprehet Cana për mediat franceze, me siguri e ardhmja ime do të ishte mes makinave. Do të isha bërë një pilot i Formula 1”.
Librat, një pasuri e çmuar e Canës
Në bibliotekën e tij ka një numër të madh librash, por mes tyre gjen 200 libra dhe enciklopedi, që hyjnë në preferencat e kapitenit të Olimpikut të Marsejës. Të gjithë kanë një të përbashkët të madhe. Janë libra të shkruar ndër shekuj mbi historinë e Shqipërisë dhe shqiptarëve, që nga Antikiteti e deri në ditët e sotme. Pasioni për të lexuar e tërheq aq shumë futbollistin, saqë për një kohë shumë të shkurtër lexon shumë prej tyre. Në mes autorëve të tij të preferuar është edhe Ismail Kadare. Futbollisti mban kontakte të vazhdueshme me shkrimtarin nga qyteti i gurtë dhe shpreson që ai të jetë një nga emrat që do të shkruajë identitetin e tij në çmimin “Nobel”. Duke eksploruar librat e tij të preferuar, Cana citon me filozofi se, “të kuptoj se nga vij dhe ku shkoj është një lloj karburanti për jetën time”.
Marrëdhëniet me femrat
Mund t’i rezistosh në këmbë një uragani të fuqishëm, por jo Lorik Canës. Kjo është fraza që shumica e vajzave franceze deklarojnë shpesh kur ndjekin kapitenin e Marsejës në shkallet e “Velodromit”. Femrat, të cilat kanë qenë në jetën e Lorik Canës, pothuajse të gjitha i përkasin botës së modës dhe spektaklit. Futbollisti tërhoqi vëmendjen e të gjithëve kur u shfaq me një modele braziliane në brigjet e Dhërmiut, në jug të Shqipërisë. Bukuroshja që e shoqëroi futbollistin për një javë në vendin tonë mbeti anonime, pasi jeta private dhe marrëdhëniet intime nuk mund të ekspozohen kurrsesi për Lorikun. Një tjetër braziliane e famshme do të fotografohej së bashku me Lorik Canën në brigjet e San Paolos. Karla Lima, modele, rrëmbeu zemrën e 25-vjeçarit për pak kohë. Flirtet e tij me bukuroshet e pasarelave do të vazhdonin edhe më tej. Kohët e fundit nuk kishim të bënim me “shougirl”-et franceze, të cilat kanë qenë të shumta në jetën e tij, por me një kosovare. Zana Krasniqi, kosovarja e cilësuar “Angelina Jolie” shqiptare, bëri bujë kur në media u publikuan disa nga fotot e saj në krah të Lorik Canës. Në fakt, futbollisti e ka mohuar të ketë një histori mes tij dhe bukuroshes Krasniqi, por mediat kanë shkruar gjatë për këtë marrëdhënie, duke publikuar edhe foto. Modelja dhe kapiteni i Marsejës patën një lidhje së bashku, e cila nuk zgjati shumë. Në këto momente mesfushori Cana është përqendruar në evenimentin më të madh ku po luan skuadra e tij, Kupa UEFA. Edhe në këtë rast kapiteni ka një adhuruese të veçantë në stadiumet europiane, por me fanatizëm fsheh çdo gjë të sajën.
Mashkulli më seksi i ligës franceze
“Myfreesport”, revista e njohur sportive franceze, që ka zhvilluar një anketë me lexueset e saj femra, për të konkluduar në një klasifikim përfundimtar mbi lojtaret më “seksi” të Ligës Franceze (Ligue 1). Dhe pikërisht nuk kishte si të ndodhte ndryshe, është marsejezi Lorik Cana që ka marrë trofeun në fjalë, falë pëlqimit të lexuesve të “Myfreesport”, duke lënë pas, me diferencë të dukshme votash, lojtarin e Bordosë, Joan Gurkufin, dhe atë të Lilës, Tulio De Melo, që mbaheshin nga mediat rozë franceze si më të bukurit dhe të adhuruarit nga femrat.
PIKANTET E LORIKUT
SEKSI
Anketa e organizuar nga “Myfreesport”, revista e njohur sportive franceze, e përcaktoi Canën si futbollistin më seksi në Francë.
FEMRAT
Femrat, të cilat kanë qenë në jetën e Lorik Canës, pothuajse të gjitha i përkasin botës së modës dhe spektaklit.
“ZHOLI”
Zana Krasniqi, kosovarja e cilësuar si “Angelina Joli” shqiptare, bëri bujë kur në media u publikuan fotot e saj në krah të Canës.
TIFOZET
Kapiteni i Marsejës ka një adhuruese të veçantë në stadiumet europiane, por me fanatizëm fsheh çdo gjë të sajën.
BRAZILIANET
Loriku u krijoi “scoop” të gjithëve kur u shfaq me një modele braziliane të panjohur në brigjet e Dhërmiut. Tjetra quhet Karla Lima.
MAKINAT
Kapiteni mban në garazhin e tij tri kryevepra marramendëse: “Porche 911 GT2”, “Audi RSR 6” dhe një “Mercedes-Benz ML AMG 63”.
LIBRAT
Në bibliotekën e tij ka një numër të madh librash, por mes tyre gjen 200 libra dhe enciklopedi mbi historinë e Shqipërisë.
11 Prill 2009