Shërbimit stomatologjik, kategoritë që e përfitojnë falas
Zbardhen qendrat ku mund të ofrohet falas shërbimi i urgjencave dentare. Inspektimet e fundit konstatuan shkelje të rënda nëpër klinikat private
Emanuela Sako
Shërbimi stomatologjik ofrohet falas për disa kategori të qytetarëve. Megjithëse ky shërbim është më tepër privat, klinikat shtetërore u përmbahen standardeve ligjore. Në institucionet e shërbimit shëndetësor stomatologjik publik ofrohet falas shërbimi mjekues stomatologjik për personat nga mosha 0 deri 18 vjeç. Po kështu, përfitojnë shërbim falas të moshuarit dhe të gjithë ata persona që janë të pajisur me librezë shëndetësore. Gjithashtu, shteti mbulon pjesërisht shërbimin e urgjencave stomatologjike për moshat mbi 18 vjeç, si dhe ofron me të njëjtat kushte shërbime stomatologjike në Departamentin e Stomatologjisë, në Fakultetin e Mjekësisë dhe në institucionet stomatologjike publike. Ndërkohë, shërbimi diagnostikues dhe edukimi shëndetësor stomatologjik ofrohen në të gjitha institucionet arsimore të nivelit të detyrueshëm, të cilat organizohen me udhëzimet e MSH-së dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Në shkolla shërbimi stomatologjik ofrohet falas dhe ka rol edukativ dhe këshillues për nxënësit.
Ligji
Në një pjesë të madhe të rasteve stomatologët abuzojnë me materialet, mënyrën e mjekimit, si dhe hapin klinika pa pasur licencën përkatëse për ushtrimin e aktivitetit. Shpeshherë klinikat private janë bërë objekt i shkeljeve ligjore. Bazuar në ligjin përkatës, të gjithë personat që ushtrojnë veprimtarinë në shërbimin shëndetësor stomatologjik dhe nuk janë të pajisur me licencë për ushtrimin e aktivitetit, përballen me gjobën 50 mijë lekë dhe me ndërprerje të veprimtarisë, deri në plotësimin e dokumentacionit sipas legjislacionit. Për klinikat që kryejnë shkelje gjatë ushtrimit të aktivitetit, MSH-ja parashikon marrjen e masave penalizuese. Ministria e Shëndetësisë ka propozuar rritje të çmimit të gjobave që do të penalizojnë klinikat dentare në rast se në punën e tyre do të evidentohen shkelje. MSH-ja ka bërë të ditur se shkak për këto penalizime janë bërë problemet e konstatuara në këto ambiente. Specialistët kanë menduar që rritja të bëhet sipas rastit të shkeljes, për shembull, nëse gjoba është 10 mijë lekë, do të bëhet 12 mijë lekë etj.
Siguria
Klinikat dentare nuk ofrojnë siguri për shëndetin e pacientëve. Gjatë mjekimit të dhëmbëve ekziston mundësia e marrjes së hepatiteve apo viruseve të rrezikshme, siç është HIVAIDS-i, për shkak se sterilizimi i pajisjeve dhe i instrumenteve nuk kryhet siç duhet. Urdhri i Mjekut publikoi pak ditë më parë raportin e një studimi të kryer në klinikat dentare të qarkut të Tiranës, sipas të cilit problem kryesor mbetet licencimi i këtyre subjekteve, kushtet higjieno-sanitare, si dhe mungesa e energjisë elektrike që ndërpritet edhe gjatë mjekimit. Shoqata e Stomatologëve ngre një tjetër shqetësim për klinikat dentare. Duke iu referuar të njëjtit studim del se në mbi 60 kabinete dentare, 1/3 janë të palicencuara. Pavarësisht këtij studimi, i cili përfshin vetëm një hapësirë të kufizuar ku zhvillojnë aktivitetin klinikat dentare, në rang vendi nuk dihet zyrtarisht se sa është numri i klinikave të licencuara dhe atyre të palicencuara.
11 Prill 2009