Banesat sociale, detajet mbi banesat ku do të jetojnë shtresat në nevojë
Çfarë parashikon projekti i ndërtimit lidhur me mundësitë e qirasë. Si do të bëhet përzgjedhja e banesave për metër katror sipas familjeve
Emanuela Sako
Banesat sociale, që pritet të ndërtohen nga Bashkia e Tiranës për shtresat në nevojë, janë projektuar si për familjet e mëdha, ashtu edhe për të voglat. Nëpërmjet këtij klasifikimi pretendohet që familjarët që kanë më pak pjesëtarë mund të marrin një banesë më të vogël dhe do të paguajnë qira më të ulët. Ndërsa familjet e mëdha mund të marrin një banesë më të madhe, deri në 3+1.
Projekti për strehimin social në Bashkinë e Tiranës do të përfshijë 393 apartamente për 1300 të pastrehë në kryeqytet. Njësia e Menaxhimit të Projektit pranë Bashkisë së Tiranës bën të ditur se tashmë zbatimi i projektit pranë Fonder - Mek sh.a. në Shkozë është në fazat e para. Aktualisht po kryhet pastrimi i 15 mijë metrave katrorë të zonës ku do të ndërtohen pallatet dhe menjëherë do të fillohet nga puna. Punimet për ndërtimin e banesave sociale do të zgjasin përreth 18 muaj dhe do të përfundojnë në fund të 2010-s.
Ndërtesat
Sipas projektit pritet që të ngrihen 4 blloqe banimi me 393 apartamente. Apartamentet do të jenë të tipit garsoniere, por parashikohet të ketë banesa më të mëdha në bazë të numrit të familjarëve që do të jetojnë në to. Kështu, përveç garsonierave, apartamentet e tjera do të jenë 2 + 1 apo 3 + 1. Pallatet do të jenë 6-katëshe, ku kati i parë do të jetë për shërbime të ndryshme, si kopshte, çerdhe, dyqane ushqimesh, veshjesh etj. Për shkak të kostos së lartë që kërkon ndërtimi i pallateve, këto ndërtesa nuk do të kenë ashensor dhe as parking në bodrumin e pallatit. Programi i strehimit është 10-vjeçar, ndërsa të gjitha familjet që do të strehohen kanë të drejtë të rrinë deri në 10 vjet. Më pas do të jetë Bashkia ajo që do të vendosë nëse këto banesa do të kalojnë në pronësi të familjarëve, apo do të jepen sërish me qira. Qiraja që do të paguajnë qytetarët do të jetë e ulët, por ajo do të vendoset më pas dhe në bazë të deklarimit të kushteve të jetesës dhe punësimit që do të bëjnë qytetarët gjatë aplikimit.
Qytetarët
Kategoritë që do të përfitojnë janë të gjitha shtresat në nevojë, që do të seleksionohen nga Drejtoria e Strehimit Social dhe më pas nga Këshilli Bashkiak i Tiranës. Pagesa mujore që do të bëjnë qytetarët nuk është përcaktuar ende. Por, të gjithë banorët që do të strehohen nëpërmjet këtij projekti kanë mundësi të bëjnë përzgjedhjen e banesës në bazë të pjesëtarëve të familjes dhe hapësirës që duan të kenë. Ndërsa pjesa tjetër i takon Drejtorisë së Strehimit, e cila, përveç kërkesës së banorëve, do të bëjë seleksionimin, duke u dhënë hapësirë banimi më të madhe familjeve të mëdha dhe anasjelltas.
11 Prill 2009