E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtëpitë ishuj të miliarderëve të Hollivudit



Kur të famshmit vendosin të blejnë një shtëpi, gjithçka tjetër vjen në plan të dytë. Të përfshirë në këtë biznes janë edhe mediat më të mëdha, të cilat informojnë dhe bëjnë oferta nga më të ndryshmet. Në këto shtëpi luksoze me përmasa super gjigande, përfshihet luksi dhe komoditeti, tendencat dhe hapësirat e pafundme. Një shtëpi e tillë duhet të ketë patjetër pishinat, vaskat me hidromasazh, zyrat e projektimit, fushat e basketbollit madje edhe aeroporte personale. Por cilët janë shtëpitë më të mëdha dhe luksoze të momentit? JA disa nga shtëpitë më të bukura:
Shtëpia e Donald Tramp
Ajo që është realisht shtëpia e një prej personave më të famshëm në botë, mund të ishte mjaft mirë shtëpia perfekte e secilit prej nesh. Bëhet fjalë për shtëpinë luksoze të Donald Tramp, një shtëpi me arkitekturë të veçantë dhe moderne, e ngjashme me një resort dhe është e vendosur në Kuins të Nju Jorkut. Shtëpia është e përbërë nga 58 dhoma gjumi dhe 33 banja që zenë rreth 62 000 metra katrorë. Nuk mund të lemë pa përmendur edhe 3 tunelet dhe pishinën e madhe me përmasat e një shtëpie. Tramp është një nga sipërmarrësit më të njohur në botë. Ai është administrator i deleguar i Organizatës Tramp, shoqëri imobiliare luksi. Për momentin është i martuar me Melani Tramp me të cilën ka edhe një djalë.
Shtëpia e Xhon Travoltës
E çuditshme por e vërtetë, është shtëpia më e pazakontë që mund të jetë projektuar në kohët moderne. Fatin të jetojë në të e ka aktori i njohur Xhon travolta. Kjo shtëpi është e ngjashme me pistën e një aeroporti dhe vetë ndërtesa ka të njëjtin stil. Aty pranë shihet edhe aeroplanin privat i aktorit i cili mund t’ia lejojë vetes këtë luks. Shtëpia ka ngjyrë të bardhë dhe përpara ka një pishinë të vogël krahasuar me përmasat e gjithë shtëpisë. Mbrapa shtrihet një fushë e madhe basketbolli dhe gjithë sipërfaqja tjëtër mbrapa është zonë e pabanuar. Kjo është një karakteristikë e të gjithë personazheve të njohura për t’u distancuar nga njerëzit e thjeshtë. Aktori në këtë ndërtesë jeton me bashkëshorten dhe me vajzën e tij.
Shtëpia e Uill Smith dhe Jada Pinket Smith
Gjithçka duket perfekte: pozicionimi, përmasat, ngjyra e çelët dhe sipërfaqja e gjelbër pafund. Aktori Uill Smith dhe bashkëshortja e tij Jada shquhen për shijet e holla dhe kërkesat ndaj vetes. Shtëpia e tyre është e vendosur në një zonë të largët dhe ka hapësirë të mjaftueshme për të gjithë. Ajo duket si një hotel i madh gati të presë 100 persona. Shtëpisë në fjalë nuk mund t;i mungonte edhe pishina me sipërfaqen e një fushe futbolli. Edhe për të është menduar seriozisht: me formë të çudishme dhe nivele të ndryshme uji të përshtatshme për të gjithë. Mediat kanë bërë të ditur se në këtë shtëpi janë 45 dhoma dhe 30 banja.
Shtëpia e Xhenifer Lopez dhe Mark Antoni
Pasuria dhe të mirat materiale nuk janë gjithçka. Kjo shprehje vlen më së miri për këngëtaren Xhenifer Lopez dhe bashkëshortin e saj Mark Antoni të cilët kanë një shtëpi madhëshore por u mungon lumturia. Ajo ka stilin e një kështjelle dhe mendohet se është frymëzuar nga modeli i ndërtesave meksikane. Lopez në këtë mënyrë ka mundësi të jetojë në Shtetet e Bashkuara në një shtëpi të stilit të vendlindjes. Këngëtarja jeton me bashkëshortin Mark Antoni dhe binjakët e quajtur Maks dhe Ema të cilët kanë lindur më 22 shkurt të vitit 2008. Xhenifer ka pasur lidhje me Ojani Noa, Kris Jud, Shon Kombs, Ben Aflek dhe Mark Antoni i cili më pas u bë edhe bashkëshorti i saj.
Shtëpia e Edi Mërfit
Ndërtesa madhështore ku jeton aktori i filmave komikë Edi Mërfi është vendosur në një zonë të veçuar dhe me sipërfaqe të madhe gjelbërimi. Shtëpia ngjason me një resort në anë të detit dhe mendiat e ndryshme janë shprehur se në të nuk ka shumë detaje specifike. Ajo që bie më tepër në sy është sipërfaqja e madhe dhe dritaret e pafundme. Para saj gjendet një pishinë dhe kopshti me lule dhe bimë. Aktori ka qenë i lidhur me këngëtaren britanike Melani Braun me të cilën ka edhe një vajzë 5-vjeçare. Edi Mërfi njihet për qeshjen e tij të gjallë në rolet e shumta të karrierës së tij.
Shtëpia e Oprah Uinfrei
Nuk mund të ishte dikush tjetër përveçse Oprah Uinfrei. Shtëpia e saj duket si një ndërthurje e antikes me modernen dhe është më e madhja e të gjitha shtëpive për të cilat kemi folur. Ndërtesa madhështore shpeshherë është krahasuar me Shtëpinë e Bardhë falë ngjyrës dhe detajeve të tjera interesante. Ajo që bie në sy menjëherë është gjelbërimi dhe sipërfaqja pafund. Oprah Gail Uinfrei lindur në vitin 1954) dhe është prezantuese televizive shumë e njohur ne Shtetet e Bashkuara. Gjatë karrierës ajo arriti të transformonte rolin e saj nga një prezantuese e thjeshtë në një opinioniste të rëndësishme në vend.

11 Prill 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›