Lorik Cana lë pas Frank Riberinë

Lorik Cana konfirmohet si një nga futbollistët absolutë të Olimpikut të Marsejës. Kështu ka rezultuar edhe pas një klasifikimi të bërë nga tifozët e Olimpikut dhe nga mediet franceze pas vlerësimeve në këto 20 ndeshjet e para të këtij sezoni. Shqiptari i mesfushës së Olimpikut së Marsejës i mbiqujtur edhe "Luftëtari i Marsejës" nga tifozët e Olimpikut në këtë pjesë të parë të sezonit është futbollisti i dytë më i mirë i marsejezëve. Shqiptari 22-vjecar ka kaluar cdo parashikim, duke u renditur i dyti menjëherë pas kapitenit të Olimpikut, Mahmadu Niang. Kapiteni i marsejezëve ka qenë futbollisti më konstant i kësaj skuadre dhe në 18 ndeshjet e zhvilluara deri më tani ka një vlerësim nga mediet franceze me notën mesatare 6.1, ndërkohë që menjëherë pas tij bjen Lorik Cana, i cili në po kaq ndehsje ka një mesatare 5.6, duke lënë prapa të gjithë pjesën tjetër të skuadrës, portierrin Karraso dhe sulmuesin e kombëtares franceze, Frank Riberi përfshirë. Duhet thënë se shqiptari së bashku me kapitenin Niang kanë qenë futbollistët me rendiment stabël në skuadër, duke marrë gjithë vlerësime pozitive nga shtypi francez. Kështu, edhe në takimin e fundit në kampionatin francez të zhvilluar të dielën në mbrëmje ku Olimpiku është mundur jashtë fushës së tij nga Lila me rezultatin 1:0, Lorik Cana është vlerësuar si lojari më i mirë në fushë për marsejezët. Sic komenton shtypi sportiv në Francë, ai ka qenë shpirti i Olimpikut dhe i fundit që është dorëzuar në këtë humbje të radhës për marsejezët, të cilët tashmë janë zhytur në një krizë të thellë. Gjithsesi, pavarësisht paraqitjeve të fundit tepër të zhgënjyese të skuadrës, Cana ka qenë gjithnjë futboillisti më i mirë për Olimpikun dhe kjo ka bërë që pas 21 ndeshjeve të para të sezonit, ai të renditet në vednin e dytë në klasifikimin e përgjithshëm pas kapiteni të skuadrës, Mahmadu Niang. Një vlerësim mjaft i mirë ky për mesfushorin tonë. Ndërkohë, duke iu kthyer ndeshjes së fundjavës të humbur ndër Lilës, Cana ka deklaruar se ka mbetur i zhgënjyer, por se skuadra sipas tij nuk duhet të dorëzohet. "Mendoj se nuk e meritonim humbjen. Nuk kemi zhvilluar lojën më të mirë, megjithatë ishte një episod që vendosi ndeshjen. Pavarësisht kësaj, unë mendoj se ne nuk duhet të dorëzohemi, por duhet të mobilizohemi edhe më shumë për t'i dhënë fund kësaj serie rezultatesh negative që na shoqërojnë prej disa javësh",- ka komentuar mesfushori i kombëtares sonë në përfundim të ndeshjes kundër Lilës.
Lorik Cana nga ana tjetër do t'i mungojë skuadrës së tij në ndeshjen e kësaj jave në kampionat ku Olimpiku do të presë në fushën e vet Valensien. Mesfushori ynë është skualifikuar për shkak të kartonave të verdhë të marrë gjatë kësaj kohe, ndaj takimin e radhës në kampionat do ta ndjekë nga shkallët e "Velodromit".
RENDITJA E FUTBOLLISTEVE TE OLIMPIKUT
Vendi Futbollisti Nota mesatare Ndeshje
1. NIANG 6,1 18
2. CANA 5,6 18
3. CARRASSO 5,5 20
RIBERY 5,5 14
5. BEYE 5,4 20
PAGIS 5,4 17
MAOULIDA 5,4 14
Marrë nga "lephoceen.fr"