E Diel, 1 Nëntor 2026

Mirel Josa, trajneri i ri i Vllaznisë

I kanë mjaftuar vetëm 24 orë si trajnerit të njohur Mirel Josa ashtu dh presidentit të Vllaznisë, Valter Fushaj, që të arrijnë një akord midis tyre. Të dy palët kanë mbetur të kënaqur nga marrëveshja. Para pak castesh, Fushaj doli në një konferencë për shtyp duke komunikuar edhe emrin e trajnerit të ri, Mirel Josa. Ish-trajneri i Tiranës, deri mëngjezin e ditës së djeshme, do të përballet me ish-ekipin e tij në javën e 14-të. Takimi i parë midis Vllaznisë dhe Tiranës, i zhvilluar në fazën e parë (java e 3-të) përfundoi në barazim 1-1 (një barazim me shumë gabime nga ana e gjyqtarit Ervis Peza).
Josa bëhet kështu pasuesi i gjermanit Ulrih Shulze, i larguar me pushime dy mujore dhe që pritet të rikthehet në muajin janar si drejtor teknik i Vllaznisë.Takimi i parë i Mirel Josës si trajner i Vllazisë do të jetë ai kundër Luftëtarit në Gjirokastër. Skuadra gjirokastrite që nuk ka humbur asnjë takim në shtëpi, ka humbur fazën e parë në Shkodër 1-0.
Vllaznia pas përfundimit të fazës së parë ndodhet në vendin e gjashtë me 14 pikë, dy me pak se kundërshtari i radhës.
Mirel Josa, 44 vjec, ka drejtuar më parë ekipet e Tiranës, Skënderbeut, Lushnjës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›