Murinjo: “Përpara moshës 60 vjeç do tërhiqem”

Trajneri i Celsit, Hose Murinjo ka vendosur të tërhiqet nga futbolli përpara se të arrijë 60-vjec. "Mendoj se karriera ime si trajner nuk do të jetë shumë e gjatë, por do të jetë një karrierë e shkurtër në krahasim me ata trajnerë që preferojnë të vazhdojnë edhe kur janë në moshën 60 apo 65. Këtë gjë nuk do ta dëshiroja", ka thënë portugezi në një intervistë për të përditshmen sportive "A Bola". Murinjo, i cili u bashkua me skuadrën londineze në qershor të 2004 pas suksesit në Champions League me Porton, ka një kontratë 5-vjecare në shifrën e 4.2 milionë paundëve.