Në orën 19:00, Vllaznia publikon emrin e trajnerit të ri

Pas pak minutash, saktësisht në orën 19.00 drejtuesit e Klubit të Futbollit "Vllaznia", do të japin një konferencë shtypi ku do të publikojnë dhe emrin e trajnerit të ri. Presidenti Valter Fushaj ka kontaktuar sot me dy kandidatët e mundshëm: Mirel Josa dhe Ramadan Shehu. Sipas burimeve nga klubi shkodran, Josa me 99% do të jetë pasuesi i gjermanit Ulrih Shulze, i larguar me pushime dy mujore.