E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lorik Cana, manekin për “Bikkembergs”

Nga Arben Shemili
ASA (Albania Sport Agency)- Javët e fundit mbi disa vitrina nepër rrugët e Marsejës së zhurmshme dhe të kryeqytetit botëror të modës, Parisit, është shfaqur me një "look" krejtësisht tjetër nga ai i futbollistit, shqiptari Lorik Cana. Mesfushori i Olimpikut të Marsejës pozon për markës së njohur belge të veshjeve Bikkembergs, që njihet për vlerat dhe kualitetin e produkteve të saj. Pak i ambientuar të jetë në qëndër të vëmendjes jashtë futbollit, zgjedhja e këtij lojtari pak të mediatizuar më parë mund të na cudisë, për më tepër kur në fushatat e mëparshme të publicitetit për Bikkembergs, lojtarët e përzgjedhur quheshin Fabrizio Ravanelli apo Ludovik Zhyli. Lorik Cana bëhet kështu lojtari i parë i Ligës 1 franceze që shërben si manekin. Lind pyetja: Cfarë kriteresh shtynë Bikkembergs-in të fokusohet mbi ndërkombëtarin shqiptar? Nga zyra e Bikkembergs-it, përgjigjja vjen e menjëhershme. "Ne propozojmë tre linja veshjesh dhe për secilën nga ato, ne kemi një gril-seleksion shumë të detajuar, thekson Rodrigo Urbano, rekrutuesi i ambasadorëve të markës. "Yjet e njohur që i afrohen apo sapo kanë kaluar të tridhjetat, fotografohen për linjën tonë shik", - shton ai. "Zhyli është aktualisht ai që mban flamurin. Për koleksionin tonë të dytë, pak më shumë aksesibël, ne kemi zgjedhur një lojtar për cdo vend që prezanton një kompromis të mirë ndërmjet "look"-ut të tij, imazhit të tij dhe performancave sportive. Në Itali, Marco Andreolli fotografohet për ne dhe për kompaninë tonë të pare në Francë, Lorik Cana i korrespondonte të gjitha kritereve. Marre nga "France football", 10-04-2007

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›