Lorik Cana, më i miri i Mançester-Sanderlend
Lorik Cana është shpallur futbollisti më i mirë i Sanderlendit në barazimin 2-2, që skuadra e tij e arriti përballë Mançester Junajtid në “Old Traford”. Cana ka qenë disa herë vendimtar për ekipin e tij para sulmeve të panumërta të skuadrës së Aleks Fergusonit. Futbollisti i përfaqësueses shqiptare është vlerësuar me notën tetë, së bashku edhe me Reid, Bent, Xhons dhe Berbatov i cili në minutën e 51-të shënoi një gol të bukur. Megjithatë, mediat britanike deklarojnë se kapiteni i Sanderlendit meriton të shpallet futbollisti më i mirë i ekipit. Cana luajti 90 minuta në këtë ndeshje dhe tregoi një shpirt luftaraku, duke luftuar si hero i vërtetë për çdo top në fushë. Sanderlendi me Canën në formacion, bënë me dije se mund të luftojnë që të jenë më lartë në renditjen e tabelës dhe rezultatet e deritashme janë fryt i lojës i të gjithëve futbollistëve që po aplikojnë në skuadër.