Lorik Cana merr titullin “Ambasador i Kombit” nga Presidenti i Republikës
Tiranë (Start)- Futbollisti i kombëtares shqiptare, që luan me ekipin e Marsejës në Francë, Lorik Cana, është dekoruar me titullin “Ambasador i Kombit” nga Presidenti i Republikws Bamir Topi.
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, priti dje në mjediset e Pallatit të Brigadave disa nga personalitetet më të spikatura nga fusha e artit, kulturës, sportit, dhe personazhe të njohura jashtë vendit.
Topi çmoi kontributin e tyre dhënë për lartësimin e emrit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Mes titujve të shumtë, Topi vlerësoi kontributin e futbollistit Lorik Cana në fushën e sportit. Për kontributin e madh dhënë për vendin tonë, Presidenti i Republikës i dorëzoi titullin “Ambasador i Kombit” futbollistit të kombëtares.