E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kupa e Italisë luan sot tre ndeshjet e para për turin e pestë

Romë (Start)- Luhen sot tre ndeshje për turin e pestë të Kupës së Italisë. Në këtë tur kanë mbetur 16 skuadra, të cilat do të vazhdojnë rrugën e mëtejshme me ndeshje vajtje-kthimi. Sot do të luhen vetëm tre takime, ndërsa të tjerat do të luhen në data të ndryshme në muajt dhjetor dhe janar.

Sonte, Napoli do të presë ne “San Paolo” Salernitanën e Serisë B. Ndeshja parashikohet të jetë vetëm një formalitet për napolitanët, të cilët gëzojnë një formë të shkëlqyer në Serinë A.

Sampdoria do të presë në Xhenova, Empolin. Pritet një fitore e vendasve në këtë takim, duke parë edhe karegoritë në të cilat luajnë skuadrat.

Ndeshje më interesante paraqitet ajo mes Udinezes dhe Rexhinës. Skuadrat ndodhen në pole të kundërta në Serinë A, Udineze tek skuadrat e kreut, ndërsa Rexhina lundron në fundin e tabelës.

Më poshtë do të paraqesim të gjitha ndeshjet e vlefshme për Kupën e Italisë, dhe datat e zhvillimit të tyre.

12 nëntor 2008 Napoli – Salernitana
12 nëntor 2008 Sampdoria - Empoli
12 nëntor 2008 Udineze - Rexhina

03 dhjetor 2008 Milan - Lacio

17 dhjetor 2008 Roma - Bolonja
17 dhjetor 2008 Fiorentina – Torino

13 janar 2009 Inter - Xhenoa

14 janar 2009 Juventus - Katania

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›