E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapiteni Lala dhe portieri Beqaj, do të mungojnë në miqësoren me Azerbaixhanin

Tiranë (Start)- Dy nga lojtarët kryesorë të ekipit tonë kombëtar, Altin Lala dhe Arjan Beqaj, nuk do të jenë të disponueshëm në ndeshjen më Azerbaixhanin për shkak dëmtimesh.

Altin Lala po vuan një dëmtim në shpatull, dhe për këtë nuk është aktivizuar as me skuadrën e tij Hanoverin në kampionatin gjerman. Ndërsa portieri Arjan Beqaj, ka patur një dëmtim në gjurin e tij në ndeshjen me Interin në Famagusta.

Mungesat e tyre në listën e 18 lojtarëve, nuk janë zëvëndësuar nga trajneri Ari Han. Portieri Ilion Lika nuk është grumbulluar nga tekniku holandez, dhe i gatshëm për portën shqiptare aktualisht qëndron vetëm Isli Hidi.

Shqipëria do të luajë ndëshjen e saj miqësore, më datë 19 nëntor në Baku me Azerbaixhanin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›