E Shtunë, 31 Tetor 2026

ZGJEDHJA E BENZEMA: DO JEM NUMRI 9 TE BARCELONA

Top News - Karim Benzema është sigurisht një prej emrave që do të jenë në qendrën e merkatos së ardhshme edhe pse francezi betohet se do të luajë edhe një vit me Lionin. Gjigantë europianë e ndjekin në cdo ndeshje, por atij i ka shpëtuar një deklaratë për të përditshmen ‘Sport', në të cilën shpreson se do jetë numri 9 i Barcelonës.
Reali dhe katalanasit e ndjekin në Spanjë për të përfituar menjëherë, Milan dhe Inter janë të interesuarat italiane dhe Mancester Junajted shpreson ta bëjë të tijin. Për Karim Benzema mbetet vetëm sikleti i zgjedhjes së duhur të ekipit.
20 vjecari ka mahnitur të gjithë me talentin e tij, lëvizje si Zidan dhe nuhatje goli të stilit Henri. Dhe sulmuesi franko-algjerian ka shprehur dëshirën për të kaluar te Barcelona nëse transferta do ishte në dorën e tij.
‘Nëse do kaloja tek katalanasit do ishte një zgjedhje e shkëlqyer, pasi gjithmonë e kam dashur Barcën", tha Benzema, duke konfirmuar se ekipi ‘blaugrana' është i pari që do të shihet me vëmendje në merkaton e qershorit.

Burimi:-

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›