Briegel: «Ja, es tut mir Leid»

Albania-Sport (AS) - Pas gati 25 vjetësh, ish-futbollisti i Kombëtares së Gjermanisë dhe ish-trajneri i Shqipërisë, Hans Peter Briegel, ka pranuar se ndeshja midis Gjermanisë dhe Austrisë (0-0) e vlefshme për fazën finale të grupeve në Botërorin e Spanjës 1982 ka qenë produkt i një marrëveshje paraprake për të nxjerrë jashtë loje Algjerinë. Pohimi i famshëm i Brigel është bërë gjatë ë një intervistë për gazetën e Emirateve të Bashkuara Arabe "El Itihad", në botimin e ditës së hënë. Brigel ka deklaruar se dy kombëtaret e kishin rregulluar që më parë që ndeshja mes tyre të dilte 1-0. Sipas tij, futbollistët gjermanë kishin vendosur të mos impenjoheshin në sfidën ndaj austriakëve për të nxjerrë jashtë algjerianët. Takimi përfundoi 1-0 dhe si Gjermania ashtu edhe Austria arritën të kualifikoheshin, ndërsa Algjeria mori valixhet edhe pse kishte 4 pikë sa dy skuadrat e mësipërme. Që prej atij takimi, FIFA vendosi që ndeshjet e fundit në grup të kampionatit botëror të luheshin të gjitha në të njëjtin orar. Deklarata e dhënë nga Brigel që hedh dritë për një ndeshje të 25 viteve më parë, është publikuar në të gjithë mediat algjeriane, ku ka patur një irritim jo të vogël. Brigel ishte një nga lojtarët më të mirë në atë ndeshje, në kudnërshtim me lojëne e vakët të futbollistëve të tjerë gjermanë. Tifozët alegjerianë qëlluan me monedha lojtarët në fushë. Gjermania kishte humbur 2-1 me vendin e afrikan.