E Shtunë, 31 Tetor 2026

Loshaj do pyetet në Kosovë, 4 dëshmitarët e tjerë në Itali

"Remzi Hoxha"
Autoritetet kosovare konfirmojnë pranimin e letër porosisë për dëshmitarin Avdyl Loshaj

TIRANË- Gjykata për Krime të Rënda në kryeqytet, ka pranuar kërkesën e Avdyl alias Armando Loshajt për ta marrë në pyetje për llogari të procesit gjyqësor ndaj ish-drejtuesve të SHIK-ut në njërën prej Gjykatave të Kosovës.


Kështu, togat e zeza të kësaj gjykate kanë njoftuar dje palët se letër-porosia e nisur në Kosovë ka marr drejtim dhe pritet vetëm caktimi i një date për marrjen në pyetje të njërit prej tre viktimave të rrëmbimit dhe torturës të ushtruar nga agjentët e SHIK-ut, të pandehurit Arben Sefgjini, Avni Koldashi dhe Ilir Kumbaro.


Gjithashtu, po dje pesëshja gjykuese e kryesuar nga gjyqtari Gurali Brahimllari njoftoi palët se edhe autoritetet e shtetit italian, kanë caktuar tre data të ndryshme për të marrë në pyetje katër dëshmitarët e akuzës, ish-punonjës të SHIK-ut në Vainë të Lezhës.

Vend, ku mendohet se të pandehurit i kanë dërguar "viktimat" e tyre Ziso Kristopuli, Avdyl Loshaj dhe Remzi Hoxha, trupi i të cilit ende nuk është gjetur. Sipas shkresës së ardhur nga autoritetet italiane, mësohet se me datë 23 qershor, Gjykata e Trevizos ka planifikuar marrjen në pyetje të dëshmitarit Riza Shehu ish-agjent SHIK-u, më pas më 25 qershor 2010 në Gjykatën e Pistoias do të pyetën dy dëshmitarët Flutura e Gjok Hasanaj të njohur si ish-punonjës të godinës së Vainës në Lezhë si dhe më 8 korrik Gjykata e Romës ka planifikuar seancën gjyqësore të marrjes në pyetje të dëshmitarit Martin Miraj ish-shefit të SHIK-ut në Lezhë. Sipas gjykatës, palët nëse janë të interesuar për të qenë prezent në momentin e marrjes në pyetje të dëshmitarëve, të jenë prezent në këto data.


Procesi gjyqësor ndaj të pandehurve Sefgjini, Koldashi dhe Kumbaro ndodhet në fazën përfundimtare të marrjes së provave të organit të akuzës. Sipas prokurorisë, të pandehurit akuzohen se kanë organizuar, rrëmbyer dhe torturuar shtetasit Ziso Kristopuli, Avdyl Loshaj dhe Remzi Hoxha, trupi i të cilit ende nuk është gjetur.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›