Zhdukja e “Hoxhës”, Loshaj u përgjigjet 80 pyetjeve
06/01/2011 Dëshmitari kryesor pyetet në ambientet e gjykatës së Pejës në Kosovë
Pritet ardhja e dëshmisë me letërporosi dhe leximi në gjykatë
TIRANE- Abdyl Loshaj, njëri nga dëshmitarët kryesorë të rrëmbimit dhe zhdukjes së biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha, u ka dhënë përgjigje para pak ditësh mbi 80 pyetjeve të përpiluara nga prokurori Xhevat Hana. Seanca e pyetjeve është kryer në ambientet e gjykatës së Pejës, ku para gjyqtarëve të këtij institucioni Loshaj ka dhënë pretendimet e veta mbi atë që ka parë e dëgjuar në bazën sekrete të SHIK-ut në Vaim të Lezhës, vend në të cilin dyshohet se është torturuar dhe vrarë Remzi Hoxha. Sipas akuzës, pyetja e këtij dëshmitari është vendimtare për procesin. Abdyl Loshaj është i vetmi që ka dijeni për personat që e arrestuan dhe më pas e kanë mbajtur të mbyllur në ambientet e bazës sekrete. Ndërsa bëhet e ditur se ka dijeni edhe për ish SHIK –it që morën peng Remzi Hoxhën, katër prej të cilëve aktualisht janë në bankën e të akuzuarve. Kjo është dëshmia e dytë, pasi për organin e Prokurorisë Abdyl Loshaj e ka dhënë një herë dëshminë e tij në dhjetor të vitit 2003. Por ky procesverbal nuk mund të përdoret si provë para gjykatës. Nisur nga kjo situatë nëpërmjet letërporosisë, gjykata i ka nisur mbi 80 pyetjet e formuluara nga akuza dhe mbrojtja për dëshmitarin. Ministria e Drejtësisë ka mundësuar ekzekutimin e kësaj letërporosie, dhe se aktualisht pritet vetëm dërgimi i dëshmisë së Loshaj, e cila do lexohet nga përfaqësuesi i Prokurorisë para gjykatës. Dëshirën për t’u pyetur Loshaj e ka shfaqur vetë, pasi pak muaj më parë ai nëpërmjet internetit u lidh me Prokurorinë e Krimeve të Rënda duke i kërkuar kësaj të fundit që të pyetej në Kosovë dhe jo në Holandë siç po planifikohej. Kërkesës së Prokurorisë për t’u paraqitur si dëshmitar në sallën e gjykimit, Loshaj i është përgjigjur se ndihet i kërcënuar fizikisht në Shqipëri dhe për pasojë nuk mund të dëshmojë. Gjatë vitit 1995, ai së bashku me Remzi Hoxhën dhe Ziso Kristopullin janë rrëmbyer nga agjentët e SHIK-ut duke u torturuar në qelitë e bazës sekrete të Lezhës. Nga torturat e kryera, Loshaj pësoi disa fraktura të rënda, nga të cilat vazhdon akoma dhe sot të marrë mjekime. Loshaj akuzohej nga SHIK si agjent i UDB-së, duke ju kërkuar që të vihej në shërbim të tyre.