E Diel, 1 Nëntor 2026

Lotaria Amerikane 2010, aplikimet deri më 1 dhjetor

Autori i Lajmit: red.
Regjistrimet për aplikimin e Lotarisë Amerikane DV-2010, të cilat kanë nisur që në datën 2 tetor 2008 do të mbarojnë në datën 1 dhjetor të po këtij viti. Informacioni dhe udhëzimet e lotarisë DV-2010 do të shfaqen në internet, në faqen zyrtare të ambasadës amerikane në Tiranë, sapo të jenë gati. Për më tepër informacion të interesuarit mund të klikojnë në faqen e Internetit të Departamentit Amerikan të Shtetit http://travel.state.gov/visa/immigrants/types/types_1318.html. Programi i Lotarisë Amerikane i autorizuar nga Kongresi Amerikan, administrohet vit për vit nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe mbikëqyret sipas kushteve të Seksionit 203(c) të Aktit Amerikan të Emigracionit dhe Kombësisë (AEK). Seksioni 131 i Aktit të Emigracionit të vitit 1990 (Pub. L. 101-649) përmirësoi Seksionin 203 të AEK që të përfshijë një klasifikim të ri të emigrantëve të quajtur "emigrantë të shumëllojshëm". Ky akt vë në dispozicion çdo vit një maksimum prej 50.000 vizash emigrimi për persona nga shtete me raport të ulët emigrimi për qëndrim të përhershëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ambasada amerikane në Tiranë thekson se ka pasur shumë raste ku faqe të ndryshme interneti janë paraqitur si faqe zyrtare të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara. Disa nga këto kompani kanë kërkuar para në mënyrë që të “plotësoni” formularin e aplikimit për lotarinë. Më tej ambasada njofton se nuk ka pagesë për të plotësuar formularin e aplikimit të lotarisë amerikane. Departamenti Amerikan i Shtetit njofton fituesit me postë, dhe jo me e-mail. Shërbimi i vizave në Departamentin Amerikan të Shtetit këshillon se vetëm faqet e internetit që mbarojnë me shtesën “state.gov” janë faqe zyrtare të qeverisë së Shteteve të Bashkuara. Për ankesa mund të vizitoni faqen e internetit http://www.econsumer.gov/english/, që organizohet nga Komisioni Federal i Tregtisë. Për më shumë informacion mbi Paralajmërimet e Mashtrimeve të Internetit është në dispozicion gjithashtu faqja http://travel.state.gov/visa/immigrants/types/types_1749.html
Ky lajm është publikuar: 06/11/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›