Si ka qenë Elbasani i fillimshekullit XX
21/09/2011 Qendra e qytetit, vendet më të frekuentuara dhe mbiemrat elbasanas, pak ka mbetur nga “jeta me bollëk”
Elbasani është sot një qytet i ndryshuar me një përzierje të të ardhurve dhe vendasve dhe nën efektin e urbanizimit. E vetmja që vazhdon të ruajë disi imazhin është lagja “Kala”, por edhe ajo është përfshirë nga ndërtimet e reja dhe ngjyra të modernitetit, duke lënë në harresë tradicionalen, vlerat dhe kujtesën e qytetarëve. Dy emra të njohur për Elbasanin Abedin Çaushi dhe Sulë Dedej kanë shkruar për historinë e këtij qyteti dikur me 1 mijë dyqane, me tregun më të madh të Bezistanit dhe me shumë xhami.
Si ka qenë Elbasani i fillimit të shekullit XX
Sipas gojëdhënave dhe të dhënave të tjera të mbledhura nga Abedin Çaushi, familjet e para të qytetit të Elbasanit janë ato të fiseve: Narazani, Hasekiu, Matraxhiu, Hazinedar etj. që ishin tituj në ushtrinë jeniçere. Hazinedar p.sh. në turqisht do të thotë ruajtës i thesarit. Me kalimin e kohës popullsia e qytetit është shtuar nga familjet e fshatrave përreth Elbasanit, të cilat kryenin në qytet kryesisht punë artizanale. Edhe sot e kësaj dite ka në Elbasan mbiemra që tregojnë prejardhjen e tyre nga fshatrat si p.sh: Bishqemi, Papri, Gjevori, Lalja, Pajuni, Pajenga, Plangarica, Pajova, Graceni, Fagu, Shingjini, Sulova, Selita, Rrasa, Shalsi, Jagodina, Zavalina, Labinoti, Shmili, Luniku etj. Kjo dukuri mund të thuhet edhe për ato familje që kanë ardhur nga disa qytete të Shqipërisë si Peqini, Kavaja, Tirana, Shkodra, Lushnja etj.
Vendet më të frekuentuara e më me lëvizje në Elbasan kanë qenë “Qoshja” dhe “Tabakët”, ku zhvillohej edhe tregu. “Qoshja” fillon në anën jug-perëndimore të kalasë ku kryqëzohen të katër rrugët dhe zgjatet nga jugu deri ku ka qenë një selvi qindvjeçare përfund xhamisë së Agait, në kryqëzimin e katër rrugëve të tjera. Emrin “Qoshe” e ka marrë nga fakti se ishte në anën apo në qoshen e tregut. Objekti që i binte më tepër në sy vizitorit në këtë qendër ishte gjirizi ose kanali i ujit. Elbasani ujin e pijshëm e ka pasur marrë që prej shekujsh nga katundi Griqan, fshat rreth 8 km në verilindje të qytetit me anë të një kanali të mbuluar me rrasa guri që e sillte ujin deri në “Qoshe”. Ky kanal quhej pra gjirizi. Ai sillte ujë të pastër si kristali dhe nëpërmjet vijave të vogla shpërndahej nëpër qytet duke e freskuar ndjeshëm atë.
Kështu vazhdoi deri më 1937 kur për herë të parë u vendosën tubat nëntokësore. Disa metra më në veri të gjirizit deri para Luftës së Parë Botërore, ekzistonte një dyqan i veçuar ku shiteshin vajguri dhe shkrepëse, pasi esnafi i qytetit vajgurin e kishte bërë monopol me të ardhurat e të cilit mirëmbahej gjirizi.
Në mbarim të rrugës së Kujunxhinjve e Pasmaçinjve që shkon paralel me të, hapet “Sheshi i Tabakëve”. Në mes të sheshit ishte një shatërvan me dy çergje dhe një hauz 0.70 m i thellë, ku mund të pinin ujë njëherazi 12 kuaj të një karvani, si dhe një rrap madhështor. Rrapi, pusi, sallatashi u shembën më 1946 dhe u krijua aty lulishtja përpara Hotel Park.
Në fillim të këtij shekulli tek “Mandi i Lleshit” u ndërtua hoteli i Sejdinit, i cili shërbente për pak kohë si hotel e pastaj, kur u dha konstitucioni më 1908 dhe gjithë kombet e robëruara nga absolutizmi hamidian i Turqisë fituan njëfarë lirie, nacionalistët shqiptarë elbasanas e morën këtë ndërtesë për klub me emrin “Bashkimi”. Në këtë ndërtesë është zhvilluar një aktivitet jashtëzakonisht i madh prej vitit 1908 deri më 1912 si në pikëpamje gjuhësore, ashtu dhe politike për çlirimin e atdheut nga robëria shekullore turke. Këtu qenë mbajtur konferenca shkencore e patriotike. Këtu qenë përgatitur kryengritjet e armatosura të viteve 1911-1912 kundër sundimit otoman.
Rrugët
Rruga e Saçmaxhinjve fillon nga “Sheshi i Tabakëve” që në drejtim të perëndimit, të çon për në qendrën e tregut. Në këtë rrugë, deri nga fundi i shekullit XIX përgjithësisht ishin dyqanet e tregtarëve të vajit e të kripës që shisnin me barrë (grosistë), gjithashtu edhe të duhanxhinjve që punonin duhanin dhe e shisnin me shumicë në Dibër, Ohër e Manastir. Tregtia e kësaj rruge ka qenë lidhur më tepër me Maqedoninë. Pjesa më e madhe e këtyre tregtarëve shisnin edhe barut e saçme. Baruti punohej në krahinën e Matit. Lëndës së parë i thoshin gjurxhile, kurse saçmet importoheshin nga Venediku. Kjo lloj tregtie ka vazhduar deri nga fillimi i Luftës së Parë Botërore. Aty nga mezi i kësaj rruge në anën jugore hapet një rrugicë e ngushtë që të çon tek xhamia e Ballijes, e cila ndodhej në shpinë të dyqaneve të rrugës Saçmaxhinjve. Ishte një nga xhamitë më të hijshme e më të frekuentuara në atë kohë, e cila ka qenë ndërtuar rreth vitit 1599 prej të birit të Hasan Balliut si vepër bamirësie. Këtë shënim e gjejmë në mbishkrimin që ka qenë vendosur mbi portë. Ka pasur një minare të lartë e të bukur. Nga fillimi i shekullit tonë është goditur nga rrufeja dhe është shembur deri afër mesit. Përpara portës, pak nga lindja, ka pas një shatërvan me disa çurgje për të marrë abdes.
Në rrugën e Maxharit deri nga gjysma e parë e shekullit XIX rreshtoheshin dyqanet e tregtarëve të mëdhenj të manifakturës që shisnin cohë, atllas, grom, ar etj. Veç këtyre, në këtë rrugë ishin edhe dyqanet e qëndistarëve që punonin dolloma, xhybe, jelekë, xhamadanë, tozlluke me mjeshtëri të hollë.
Kur pushteti i perandorisë turke shtrihej deri në Hungari, tregtarët magjarë vinin në panairin e Elbasanit dhe ekspozonin mallin e tyre në këtë rrugë, prandaj i ka mbetur emri Rruga e Maxharit. Bile deri vonë është mbajtur mend se në këtë rrugë janë shitur edhe saçe Bosnjeje që i sillnin maxharët për panair.
Me kalimin e kohës, shumicën e dyqaneve të kësaj rruge e formonin terezitë gjylpanevogël, siç i thoshin, të cilët qepnin jorganë, xhupa me pambuk, qelaposhë e të tjera vogëlsira.
Në fillim të shekullit të XX ndoshta edhe pak më parë, zeja e terzinjve kaloi në duart e grave, këta ia lëshuan vendin cigarexhinjve.
Sheshi i Bezistanit
Sheshi kryesor i tregut të Elbasanit ka qenë Bezistani që ndodhet me shpinë ose në jug të Rrugës së Kujunxhinjve dhe në lindje të shesheve të Reneve e të Drithrave. Gati në mes të këtij sheshi ngrihet madhërisht një rrap shekullor që hijeshon thuajse gjysmën e këtij sheshi. Në lindje të rrapit është një shatërvan me hauz, ndërsa në perëndim ka qenë një pus i mbyllur qysh në gjysmën e dytë të shekullit XIX.
Xhamija e Pazarit është një ndër xhamijat e mëdha të qytetit, që frekuentohej më tepër se të tjerat. Ndodhej në jugperëndim të Sheshit të Bezistanit. Kishte një minare të lartë e sofa të gjera. Si kjo, ashtu edhe pusi i mbyllur i Bezistanit, kanë qenë nga veprat e bamirësisë së fisit të Çaushit të qytetit.
Rruga që lidh Renët me Bezistanin, kishte dyqanet e saraçëve (opingarëve), të cilët veç të tjerash prodhonin shala e frena kuajsh, gjokeollëk e bilan, opinga qoseleje (shollë e regjur) me rretha, me kryqës e me faqe, silahe brezi e të tjera gjëra të prodhimit të lëkurës.
Në sheshin e Bezistanit, veç dyqaneve të tregtarëve të manifakturës, shumicën e formonin kazazët, të cilët me çarqe primitive dridhnin penjë pambuku e mëndafshi. Në krahun e jugut, përballë shatërvanit, ishte dyqani i Esnafit që në të kaluarën ka pas luajtur një rol të rëndësishëm si në pikëpamje politike, ashtu dhe ekonomike për qytetin e Elbasanit.
Nga të gjitha këto ruhen shumë pak elementë nga Elbasani i dikurshëm dhe ndoshta shumë shpejt do të bëhen më të pakta duke zhdukur imazhin e një kulture të lindjes, por që pati shkëlqimin e vet për sa vazhdoi dhe elbasanasit vetë do ta kujtojnë si periudhën me bollëkun më të madh në të gjitha kohërat.