E Diel, 1 Nëntor 2026

Lotaria, Berisha: Proces transparent. Mirëpres K.Hetimor

Kryeministri, Sali Berisha e cilësoi një proces tërësisht transparent atë të dhënies se liçencës për Lotarinë Kombëtare. Berisha mirëpriti deklaratat e opozitës së do të kërkojë ngritjen e një komisioni hetimor parlamentare për çështjen, kur tha se është gati që edhe maxhoranca ta votojë bashkë me ta.

Proçesi ka qenë një proces publik, tërësisht transparent. I botuar në mediat ndërkombëtare, me kritere të përcaktuara, jo të shpikura. Natyrisht kritere ndër më rigorozet të përcaktuara nga dy qendrat ndërkombëtarë. Qendra evropiane e lotarisë dhe ajo botërore. Kriteri i artë i listës së kritereve të tyre është 1; licenca e transparencës, që përbën një dokument simbolik që këto kompani ja lëshojnë kompanive. Shqipëria nuk mund ta shmangte këtë kriter. Ne vendosëm këtë kriter, por ky kriter përjashtonte një seri kompanish, dhjetra syresh e plotësonin kriterin- tha Berisha.

Duke komentuar reagimet e opozitës, ai tha se, për reagimet e atyre qe luajnë bixhoz skam asnjë impresion prej tyre. Po të ishte për mua lotaria do ishte e ndaluar, por smund të diktoj vullnetin tim në këtë rast, theksoi kryeministri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›