E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia, Ramës: Interesi qytetar, para atij politik

TIRANE- Bashkia e Tiranë ftoi sot kreun e Partisë Socialistë, Edi Rama, edhe si ish kryetarë Bashkisë, që të vendosë interesat e qytetarëve të Tiranës dhe mbarë shqiptarëve, mbi logjikën e ngushtë të konfliktit politik.

Bashkia reagoi pas deklaratave të Ramës lidhur me prerjen e pemëve në zonën e  Parkut, duke thënë se,  Rruga e Elbasanit është një arterie e rëndësishme kombëtare si porta kryesore hyrëse dhe dalëse për linden dhe juglindjen e vendit dhe një prej rrugëve urbane të Tiranës, që prej kohësh ndjen nevojën e zgjerimit për të akomoduar nevojat e komunitetit dhe banorëve të komunave fqinjë.

Sipas Bashkisë, zgjerimi me 6 korsi i rrugës do të lehtësojë ndjeshëm trafikun, do të ulë koston e lëvizshmërisë, do të ndikojë në reduktimin e ndotjes,  do të përmirësojë cilësinë e jetës se banorëve të Tiranës, do të ndihmojë në zhvillimin e mëtejshëm të ekonomisë  të qytetit dhe hapjen e vendeve të reja të punës. Projekti i zgjerimit, thuhet në deklaratën e Bashksië, parashikon mbjelljen e 480 pemëve dekorative,  ndërkohë vetëm këto 9 muaj në Park janë mbjellë 500 pemë të reja dhe do të mbillen edhe 3 mijë të tjera brenda vitit.

Rama si ish-kryetari i Bashkisë, i kujtohet me siguri se parkut për 11 vjet nuk ju dha statusi ligjor për ta mbrojtur atë nga ndërhyrjet e shumta që ndodhen, me dhe pa leje, gjatë asaj periudhe. Sot Bashkia po investon për rehabilitimin dhe zmadhimin e territorit të gjelbëruar të Parkut dhe ka gati projektin për ti dhënë atij statusin ligjor mbrojtës të munguar deri më tani.- thuhet në deklaratën e Bashkisë së Tiranës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›