E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prerja e pemëve, Rama: Pjesë e një vizioni barbar

Drurët e prerë te Liqeni

TIRANE- Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama shprehu shqetësimin e opozitës lidhur me atë që po ndodh në Parkun Kombëtarë të Liqenit Artificial, pas prerjes së mijëra pemëve për zgjerimin e rrugës së Elbasanit.

Sot me alibinë e zgjerimit të rrugës ajo që po ndodh është hapja e territorit të parkut për interesat e një klientele tanimë famëkeqe në Tiranë me dominancë jashtëzakonisht të fortë ne vetë ekonominë e vendit.- tha Rama.

Këtë që po ndodh, Rama e cilësoi si pjesë të një vizioni barbar që kanë cenuar për momentin parkun, por që sipas tij, rrezikojnë të cënojnë të gjithë zonën e mbrojtur të qendrës së kryeqytetit.

Rama tha se klientët e qeverisë dhe oborrit të kryeministrit po blejnë godinat e vjetra të qendrës, që janë vënë në mbrojtje dhe që janë përfshirë si të paprekshme në planin francez të qendrës. Ai shtoi se zhbërja e planit francez, ka rrezik të zhbëje edhe këtë vendim, ku dhënia e lejeve të ndërtimit në këtë zonë do të sillet një shkatërrim, theksoi ai.

Duke iu referuar ndryshimit të sheshit Skënderbej, Rama tha se ai është transformuar dhe përçudnuar, duke mos respektuar asnjë nga parametrat e respektimit të trashëgimisë kulturore, si pjese e vizionit barbar.

Po ashtu, kreu socialist, denoncoi edhe prerjen e pemës 240 vjeçare të i Ethem Beut, buzë bulevardit Dëshmorët e Kombit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›