Lotaria Kombëtare, AK akuza Qeverisë për tradhëti

Inisiativës së AKIP i është bashkangjitur edhe Aleanca Kuq e Zi, e cila ka protestuar sot para Ministrisë së Financave në shenjë proteste kundër korrupsionit qeveritar të ministrave, siç i quan AK, bixhozxhinj të qeverisë së Sali Berishës.
Sipas një deklarate të AK-së, Lotaria kombëtare është një aset i të gjithë shqiptarëve dhe duhet administruar nga shteti i shqiptarëve.Duke e konsideruar një akt tradhtar, Aleanca KuqeZi shprehet se “nuk është këtu për të kundërshtuar apo mbrojtur asnjë tezë politikë dhe konfliktuale midis PD-së dhe PS-së, por për të kundërshtuar shitjen masive të kapitalit shtetëror që qeveria e Sali Berishës po kryen.
Ak është zotuar sot, se mentaliteti bixhozxhi dhe klientelist i qeverisë së Sali Berishës do të marrë fund, duke i dhënë votën Aleancës Kuq e Zi.