Mandati i Ina Ramës, Moisiu-Meidani: E zgjidh Kushtetuesja

Gjykata Kushtetuese është dera ku duhet trokitur për të gjetur zgjidhje se kur do të largohet nga detyra Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama.
Dy ish presidentët, Rexhep Mejdani dhe Alfred Moisiu i bashkohen pasardhësit të tyre Bujar Nishani, por edhe zërit të ekspertëve të drejtësisë se afati i skadimit të mandatit të Kryeprokurorit është i paqartë dhe sugjerojnë që çështja të shkojë për intepretim në Kushtetuese.
Në 21 prill 2008, Kuvendi me unanimitet votash ndryshoi Kushtetutën, ku mandati pa limit i Prokurorit të Përgjithshëm kufizohej me 5 vjet. Ndryshimet e nxituara nuk u shoqëruan me një dispozitë tranzitore ku të përcaktohej mbarimi i mandateve që ishin në detyrë, çka hapi edhe debatin se kur duhet të lërë zyrën e saj edhe Kryeprokurorja, Ina Rama.