E Diel, 1 Nëntor 2026

Referendumi në Kushtetuese, Luan Omari: Vendimi i KQZ, skandaloz

Luan Omari, një nga hartuesit e Kushtetutës së Shqipërisë e vlerëson skandaloz vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të dërguar kërkesën për referendum për plehrat në Gjykatën Kushtetuese vitin e ardhshëm. Sipas Omarit, KQZ nuk kishte asnjë arsye të shtyjë një çështje kaq të qartë, dhe argumenton vendimin me fshehjen e një dëmi të madh, që sipas tij po tentohet ti bëhet Shqipërisë.

Ditën e enjte, KQZ aprovoi me 6 vota pro kërkesën e Aleancës Kundër Importit të Plehrave për zhvillimin e referendumit për shfuqizimin e një pjese të ligjit të mbetjeve, por vendosi t`ia përcjellë kërkesën Gjykatës Kushtetuese, në 3 janar të 2013.
 

Propozimi për caktimin e kësaj date erdhi nën argumenin se kërkesa grupit nismëtar për zhvillimin e referendumit ishte jashtë afatit, pasi vendimi duhet te ishte marre nga KQZ brenda dates 15 mars. Si e tillë, kërkesa e Aleancës Kundër Importit të Plehrave, do të mund të dërgohej për interpretim në Gjykatën Kushtetuese janarin e vitit të ardhshëm.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›