SHBA, përkujtohet 263 vjetori i pavarësisë

Ceremonia festive e zhvilluar para mjediseve të Galerisë Kombëtare të Arteve nisi nën interpretimin e dy himneve, atij shqiptar dhe atij amerikan 'live' nga këngëtarja Aurela Gaçe.
Më pas ambasadori amerikan, Aleksandër Arviz, në fjalën e rastit e vuri theksin jo vetëm tek rëndësia e marrëdhënieve dy palëshe, por edhe tek ajo që cilësohet si elementi bazë mbi të cilin janë ngritur themelet e SHBA, demokracia gjithëpërfshirëse.
"Në cilëndo demokraci pjesëmarrëse ka disa elementë të domosdoshëm. Aty është koncepti i shtetit të së drejtës, qoftë nëse bëhet fjalë për kushtetutën e vendit ose rregullat apo rregullorët që qeverisin trafikun. Aty është koncepti i institucioneve të pavarura për të administruar ligjin në mënyrë të vijueshme dhe me paanësi dhe aty gjendet elementi më i rëndësishëm i të gjithë njerëzve", theksoi ambasadori amerikan.
“Sa herë dëgjoj termin 'demokraci', vijoi Arvizu, e ndjej se duhet t’i shtoj termin 'pjesëmarrëse' për ta modifikuar, sepse pa përbërësin pjesëmarrës, që do të thotë pa përfshirë aktivitetet e njerëzve, atëherë çdo diskutim mbi demokracinë është i paplotë"./Start/
2012-06-30 11:29