Reforma zgjedhore, tryezë nga Kuvendi dhe OSBE

Kuvendi dhe OSBE pritet të organizojnë brenda pak kohësh një tryezë të dytë për procesin zgjedhor dhe reformën zgjedhore. Në kohën kur Shqipëria mori Presidencën e radhës të Këshillit të Evropës dhe kur po shkon sërish drejt fundit afati i Komisionit të Reformës , Parlamenti, OSBE dhe Komisioni i Venecias mblidhen këtë të hënë në një tryezë me temë "Trashëgimia zgjedhore evropiane: Dhjetë vjet të kodit të praktikës së mirë për çështjet zgjedhore”.
Ish kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume komenton edhe qëdnrimet ndryshe të palëve politike, sa i përket strukturës së KQZ. Ai e konsideron propozimin e PS-së për strukturën e KQZ-së një propozim hibrid dhe të paqartë, ndërsa thotë se palët duhet të kenë të qartë se si do të jetë struktura e KQZ-së, politik ose jo.
Duke iu referuar debatit për të drejtën ankimore të dy anëtarëve të KQZ-së, Kume propozon që administrata zgjedhore , qoftë në KZAZ dhe në KQZ të mos merret me këtë proces. Ish kreu i KQZ-së thotë se procesi ankimor duhet ti kalojë Gjykatave të Apelit në qarqe. Kjo situatë shmang sulmet politike për administrimin zgjedhor dhe i heq mundësinë administratës zgjedhore të mos ketë rol faktmbledhës thotë Kume.
Sa i takon qëndrimit të partive të vogla në këtë proces, Kume thotë se asgje nuk ka ndryshuar nga qëndrimet e mëparshme, përvec faktit se dy krerët e partive të mëdha duhet të konkretizojnë qëndrimet e tyre pas firmosjes nga ana e tyre e draftit të propozuar për Komisionin e Reformës Zgjedhore.