E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reker: Jepini prioritet pavarësisë së institucioneve

“Presidenca ka përgjegjësi të rëndësishme, siç është mbrojtja e pavarësisë së institucioneve në demokracinë e Shqipërisë, si shërbimi i zbulimit, apo prokuroria e përgjithshme, institucione që bashkëpunojnë ngushtë me partnerët ndërkombëtarë, përfshirë Shtetet e Bashkuara. Kryerja e kësaj detyre është e rëndësishme për presidentin dhe ne mendojmë se është e rëndësishme që ai të punojë nga afër me komunitetin ndërkombëtar, në një kohë që ne mbështesim Shqipërinë për të ardhmen e saj Euro-Atlantike dhe synimet e saj të integrimit të plotë në familjen Euro-Atlantike”, citon “Top Chanel”.  

Më tej zoti Reker ka thënë se pas zgjedhjes së presidentit të ri, politikanët shqiptarë duhet t’i rikthehen plotësimit të rekomandimeve të Bashkimit Europian në mënyrë që vendi të marrë statusin e kandidatit.
 
Zgjedhjen e Presidentit të ri, Bujar Nishani, Reker e ka quajtur një rast të humbur për palët, të cilat nuk gjetën dot konsensusin.

“Zgjedhja u krye me vota partiake në raundin e katërt. Në këtë kuptim ishte një rast i humbur për të treguar një konsensus kombëtar dhe aftësinë për të bërë kompromis. Thelbi i demokracisë qëndron tek aftësia për të bërë kompromis. Kjo, mendoj, është ajo që pret Bashkimi Europian, që pret populli në Shqipëri. Ne mendojmë se është e rëndësishme që udhëheqësit politikë, nga i gjithë spektri i politikës në Shqipëri, të rifokusohen në punën e tyre. Tani duhet të punojnë për 12 rekomandimet e rëndësishme, që Bashkimi Europian ka bërë para më shumë se një viti”, tha zoti Reeker.

Reker ka folur edhe rolin e ambasadorit amerikan në Shqipëri dhe prezencën e tij të shpeshtë në jetën e politikës shqipatare, duke thënë se qëndrimi i ambasadorit Arvizu, ashtu si ato të paraardhësve të tij janë në përputhje me marrënëniet dhe raportet e ngushta miqësore mes dy vendeve.

“Shqipëria është një demokraci e re dhe ne duam ta ndihmojmë atë drejt integrimit europian, e sidomos në arritjen e qëllimit për marrjen e statusit të vendit kandidat”, tha zyrtari i lartë amerikan.

/Start/E.G/

                                                                                             2012-06-30 12:38
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›