Tiranë, kapet transportuesi i 77.7 kileve marijuanë
Marijuana u sekuestrua dy vjet më parë në afërsi të fshatit Lin të Pogradecit, pranë pikës së kalimit kufitar të Qafë-Thanës me Maqedoninë. Gjatë operacionit u arrestuan 9 persona, mes të cilëve një polic dhe djali i një ish-prokurori.
TIRANE- Skuadra e operacioneve speciale dhe kërkimit arrestoi të martën të 10-in e trafikut të 77.7 kilogramëve marijuanë e cila u sekuestrua dy vjet më parë në afërsi të fshatit Lin të Pogradecit, pranë pikës së kalimit kufitar të Qafë-Thanës me Maqedoninë. Bilbil Koçiaj akuzohet se ka qenë transportuesi i drogës, por që ka mundur të largohet duke u shpëtuar arrestimeve. Në fakt gjatë operacionit të koduar "Eagle" u arrestuan 9 persona, mes të cilëve një polic dhe djali i një ish-prokurori. Policit rrugor Afrim Guniçi iu gjetën gjurmët e gishtërinjve në një prej makinave të bllokuara. Hetuesit dyshonin se ai ishte edhe pronari i "mallit" të kapur në afërsi të Qafë-Thanës. Policia në atë kohë arrestoi edhe personat që shoqëronin me një tjetër makinë mjetin ku ndodhej sasia e drogës. Eugen Hysenaj dhe Dritan Çunaj udhëtonin me makinën tip "Audi", me targa VL 3836 C. Përgjimet telefonike kishin "kopsitur" grupin dhe u dhanë dorë të lirë oficerëve të antidrogës për arrestimet. Në pranga ranë edhe Arbër Zeqaj, Perlat Alushaj, Elidon Alushaj dhe Fejzo Alushaj, ndërsa Koçiaj u shpall në kërkim. Hetimet në atë kohë etiketuan si organizator Dritan Çunajn, i cili merrte hashashin tek të afërmit e tij, Perlat dhe Elidon Alushaj dhe tek daja Nezir Alushaj në fshatin Plloçë të Vlorës. Droga paketohej në Plloçë tek familja e dajës dhe më pas transportohej për në Greqi, ku pritej nga një grup tjetër trafikantësh. Ndërkohë është zbuluar se polici Guniçi kishte vetëm rolin e shoferit të drogës dhe për këtë gjë ai merrte një pagesë të caktuar.
(s.g/BalkanWeb)