E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lotaria amerikane, fituesit nga 1 maji

10/04/2012  Të përzgjedhurit do të njoftohen në www.dvlottery.state.gov

Kujdes mashtrimet, në asnjë rast nuk kërkohen para

Zbardhja e fituesve të përzgjedhur në programin e lotarisë amerikane për vitin 2013 inicion nga data 1 maj me kontrollimin e statusit në faqen zyrtare të Departamentit Amerikan të Shtetit. Në asnjë rast të përzgjedhurit nuk do të njoftohen me anë të imeileve individuale. Në këto kushte, të gjithë të regjistruarit, duke përfshirë edhe ata që nuk janë përzgjedhur, mund të kontrollojnë statusin e tyre nëpërmjet Kontrollit të Statusit të të Përzgjedhurit në faqen e internetit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Byrosë së Çështjeve Konsullore “Aplikimi elektronik për vizat e shumëllojshmërisë”, në www.dvlottery.state.gov, ku mund të zbulojnë nëse regjistrimi i tyre është përzgjedhur apo jo, pasi të keni futur të dhënat e konfirmimit. Kjo është e vetmja mënyrë me të cilën ju do të merrni njoftim të statusit të aplikimit tuaj. Nëse merrni një njoftim me anë të postës elektronike apo me postë rreth përzgjedhjes suaj në programin e lotarisë amerikane, duhet të dini se ky njoftim nuk është i ligjshëm. Për të verifikuar statusin, kandidatët duhet të kenë ruajtur që nga faza e aplikimit faqen e konfirmimit, të dhënat e së cilës ndihmojnë që të verifikohet nëse jeni përzgjedhur. Vetëm pasi të jeni përzgjedhur, pasi t’u jeni përgjigjur udhëzimeve të njoftimit të mundësuar për ju nëpërmjet Kontrollit të Statusit të Aplikimit, si dhe pasi të ketë filluar procesimi i rastit tuaj ju mund të merrni në vazhdim imeile komunikimi nga Qendra Konsullore në Kentucky QKK-ja, që ju njofton të shikoni Kontrollin e Statusit të Aplikimit për informacione të reja rreth aplikimit tuaj.

Detaje

Për aplikuesit e vitit 2013 njoftimi zyrtar i përzgjedhjes do të bëhet drejtpërdrejt nëpërmjet Kontrollit të Statusit të Aplikimit (Entry Status Check), i cili do të jetë në përdorim duke nisur nga data 1 maj në faqen e internetit të Departamentit Amerikan të Shtetit, www.dvlottery.state.gov, në ndarjen përkatëse.

Nëse ju keni marrë një postë elektronike (imeil), që ju njofton se aplikimi juaj për programin e lotarisë amerikane është fitues e në mënyrë që të vazhdoni me aplikimin duhet të dërgoni një shumë të hollash në emër të një personi, ju jeni viktimë e një mashtrimi, pasi fituesit nuk lajmërohen me anë të emaileve.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›