E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet për trafik Fatmir Kajolli

10/04/2012  Këshilltar I republikanëve

Arrestohet nga policia e Fierit biznesmeni Fatmir Kajolli, këshilltar i Partisë Republikane në Këshillin e Qarkut. Lajmi është bërë i ditur nga burime zyrtare të policisë së Fierit të cilat thanë se për këshilltarin republikan ka marrë dy mandate arresti nga dy gjykata të ndryshme në Itali në lidhje me akuzën e trafikut të drogës.

Gjykata e Milanos e ka dënuar Kajollin me 16 vjet burg për trafik narkotikësh. Ndërkohë një gjykatë tjetër po në Itali ka vendosur dënimin e këshilltarit republikan me 24 vjet burg. Policia e Fierit tha se arrestimi i Kajollit është bërë me qëllim ekstradimin e tij në Itali ku do të përgjigjet për vendimet e dhëna në mungesë nga gjykatat e këtij vendi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›